E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjithë do ta njohin Kosovën

Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri vlerësoi se pesë shtetet anëtare të Bashkimit Europian, të cilat deri më tani nuk e kanë njohur Kosovën, këtë do ta bëjnë në të ardhmen.

”Jam e sigurt se pesë shtetet e BE që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës këtë do të bëjnë në të ardhmen. Ato do ta kuptojnë dhe njohin realitetin - pavarësinë e Kosovës dhe realitetin e ri në Ballkan – se ekzistojnë shtatë shtete që kanë dal nga ish-Jugosllavia”, tha Tahiri për gazetën turke “Zaman”.

E pyetur se a do të vazhdojë Kosova dialogun nëse Serbia nuk realizon marrëveshjen që është arritur deri më tashti, Tahiri tha se Kosova është e përcaktuar për dialog dhe bashkëpunim regjional.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›