Sa do të na kushtojë darka e Vitit të Ri
Nata e ndërrimit të viteve është një mbrëmje e veçantë festive. Aq e veçantë sa që shpesh herë nuk i jepen shumë rëndësi edhe kostove të saj. Kosto këto të cilat shpesh janë të pa përballueshme nga disa familje. Një natë është ajo dhe si e tillë duhet festuar si duhet,- shprehen qytetarët. Por sa mundet të kushtojë një darkë në familje? Ne kemi bërë një përllogaritje të përafërt bazuar mbi çmimet mesatar të produkteve bazë me të cilat festohet Viti i Ri në Shqipëri, për ata që do ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve në shtëpi si edhe për ata që do të festojnë në restorante. Sigurisht që shifrat dhe kostot ndryshojnë për më shumë apo për më pak sipas kushteve ekonomike të familjeve.
Ushqimet
Për mbrëmjen e Vitit të Ri, një familje normale me katër persona, do të bazohej në gjeldetin, i cili është tradicional për këtë festë. Nëpër tregjet e kryeqytetit ky gjel kushton mesatarisht 4 000 deri në 6 000 lekë. Gjeli është mbreti i tavolinës në këtë festë, por duhet shoqëruar me një sërë produktesh të tjera. Shoqërues të tillë si patatet të cilat për dy kilogram do të kushtonin mesatarisht 100 lekë. Ndërkohë sallatat e ndryshme si ajo normalja me domate, kastraveca, ullinj e sallatë jeshile do të kishte një kosto mesatare në rreth 200 lekë. Sallata tjetër për ata që zgjedhin atë ruse, do të kishte një kosto prej afro 350 lekë. Ndërsa për ata që zgjedhin sallatë turshi, do të kishin një kosto prej afro 300 lekësh. Mirpo duhen edhe përbërësit e tjerë, për të plotësuar pjatën. Përbërës tjetër është mishi, i cili përgjithësisht nuk mungon në familjet shqiptare. Një kilogram mish viçi kushton mesatarisht 800 lekë nëpër dyqanet e Tiranës dhe rreth 700 lekë nëpër rrethe. Ndërkohë i duhet shtuar djath i bardhë me kosto 400 lekë/ kg ose djath kaçkavall me një kosto mesatare prej 600 lekë/kg. Por nëse shton përbërës të tjerë kësaj mbrëmjeje duhet të paguash gjëra të tjera ekstra të tipit oriz (160 lekë/pako), vezë(12-15 lekë), etj, atëherë fatura do të shtohet akoma edhe më shumë. Sigurisht që darka e Vitit të ri ka ushqime të tjera të ndryshme nga ato lartë të përmendura, por ato janë ingredientët bazë të kësaj mbrëmieje.
Ëmbëlsira mbeten bakllavaja dhe kadaifi
Familjet shqiptare ngelen besnik të ëmbëlsirave tradicionale. Ëmbëlsira të tilla si bakllavaja ose kadaifi. Këto ëmbëlsira nuk bëhen posaçërisht vetëm për atë natë, por edhe për të qerasur ata që vijnë për vizitë, me rastin e festës. Një bakllava ka një kosto relativisht të lartë. Duke llogaritur përbërësit e saj, si mielli, arrat, shërbeti, etj, kostoja e saj shkon rreth 1 200 lekë, për një tepsi të madhe me mbi 25 copa bakllavaje. Por mundet edhe të marrësh një të tillë të gatshme në pastiçeri, për një çmimi minimal prej 1 500 lekësh. Për ata që nuk duan të shpenzojnë kaq shumë për bakllavanë, zgjedhin kadaifin. Ky i fundit ka një kosto më të ulët, pasi një kilogram kadaif i pa gatuar kushton mesatarisht 250 lekë dhe duke i shtuar këtu arrat dhe shërbetin, kostoja e tij mundet të shkoj në deri 700 lekë. Ndërkohë nëse atë e merr të gatshme në pastiçeri, mundet të kushtoj minimalisht 1 000 lekë. Por ka edhe nga ato familje të cilat zgjedhin një tortë, apo ëmbëlsira të tjera të pastiçerive. Në këto raste, një tortë ka çmimin 600-1 500 lekë. Ndërsa nëse zgjedh trileçe, ato kushtojnë mbi 400 lekë të voglat dhe 700 lekë të mëdhatë. Një shumëllojshmëri ëmbëlsirash për këtë natë, në mënyrë që kjo ëmbëlsi të të shoqëroj përgjat të gjithë Vitit të Ri që do të vijë.
Frutat, të vetmet që favorizojnë qytetarët nga çmimi
Familjet konsumojnë përgjat kësaj mbrëmje fruta nga më të ndryshme. Ne kemi zgjedhur më kryesoret. Për ata që zgjedhin portokallet duhet të paguajnë mesatarisht 100 lekë/kg, për mandarinën duhet të paguajnë 80-100 lekë/kg dhe për mollën 80 lekë/kg. Por ka nga ata që duan fruta të tjera të tipit banane 160 lekë/kg, pjepër me 250 lekë/kg, etj. Çmimi i frutave këtë vit është disi më i ulët krahasuar me një vit më parë. Ato pësuan një ulje të vogël gjatë muajit nëntor dhe deri më tani nuk është vërejtur rritje çmimi. Frutat janë të vetmet që kanë çmime të pranueshme këtë vit, ndryshe nga ushqimet bazë si vaji, sheqeri, orizi, mielli, etj., që mbeten në çmime të larta për muaj me radhë.
Pijet
Nëse për një familje do të llogarisim që përgjat mbrëmjes do të konsumoj afërsisht 2 shishe verë, 6 birra dhe 2 shishe me lëngje, çmimet përkatëse do të ishin: për verën çmimi varjon nga 450 lekë deri në mbi 1 500 lekë, për sa i përket birrave, çmimi për një të tillë kushton nga 50 lekë dhe deri në 150 lekë, ndërsa për lëngjet çmimi është 100-300 lekë. Nëse bën një total të pijeve të përmendura atëherë do të kemi minimumi 1 400 lekë të shpenzuar dhe maksimumi 4 500 lekë. Megjithatë dihet që shqiptarët, kur bie fjala për pije alkoolike jo vetëm që nuk kursehen, por edhe konsumojnë më shumë se sa ato që janë përmendur
më sipër.
Darka në restorant, një zgjedhje që kushton më shumë
Jo të gjithë zgjedhin që mbrëmjen e Vitit të Ri ta kalojnë në shtëpi. Kjo pasi disa përtojnë të gatuajnë, disa të tjerë duan ta kalojnë këtë mbrëmje në rehatinë e shërbimit nga të tjerë dhe nën muzikën live të orkestrës. Për këtë arsyeje shumë nga restorantet ofrojnë paketa të ndryshme të cilat mundësojnë një mbrëmje të këndshmë jashtë shtëpisë për Vitin e Ri.
Prenotimi, jo për të gjithë
Nëse zgjedh restorantin për të kaluar mbrëmjen duhet ta mendosh mirë, kjo pasi çmimi i pronotimit është pak sa i lartë. Një pronotim në restorantet e kryeqytetit kushton minimalisht 8 000 lekë për person. Duke përfshirë këtu muzikën, ushqimin dhe pijet pa limit. Por jo të gjithë mundet të shpenzojnë këtë shifër për Vitin e Ri. Megjithatë, me sa tregojnë restorantet e ndryshme, prenotimet janë duke u mbyllur pasi janë të shumtë ata që kanë zgjedhur restorantin për natën e ndërrimit të viteve. Përgjithësisht janë grupe të mëdha prej mbi 10 vetash të cilët duan të kalojnë sëbashku mbrëmjen e Vitit të ri, -shprehet një kryekamerier i një restoranti në Tiranë.
Menuja e shumë llojshme
Pas një çmimi të lartë që paguan, të paktën kënaqesh me ushqimin. Kjo pasi në menunë që të ofrohet ka një shumë llojshmëri gatimesh. Edhe këtu si nëpër tryezat e familjeve nuk mungon gjeli i detit. Në fillim nxirret antipasta e cila ka përbërës nga më të ndryshmet, djathra të ndryshëm, sallame të ndryshme, domate, shoqërues të tjerë, etj. Më pas fillojnë të vijnë pjatat e tjera të cilat kanë si bazë mishin e gjelit të detit i cili ofrohet vetëm këtë natë dhe lloje të tjera mishi si bërxolla, byftek, etj. gjithashtu edhe shtesa të tjera si patate, etj. Më pas vjen ëmbëlsira, e cila është e ndryshme dhe sipas dëshirës ose lokalit. Por këtu duhet përmendur fakti që pijet mundet të konsumohen pa asnjë lloj limit. Sigurisht nuk mundet të marrësh një verë që kushton mbi 15 000 lekë, por përsëri të gjendet vera e lokalit e cila në të tillë raste ka cilësi të mirë, tregon krye kamerieri. Këtë lloj ushqimi është e vështirë për ta përgatitur në familje pasi të kushton si në para ashtu edhe në kohë, ndaj ata që e duan këtë ushqim zgjedhin restorantin.
Muzikë live për mbrëmjen
Një shoqërues ekstra që nuk mundet ta kesh në shtëpi është edhe muzika. Ndaj për të bërë mbërmjen më të këndëshme të gjitha restorantet kanë menduar që brënda pronotimit të vendosin edhe muzikën nga orkestra. Nëse qëndron në shtëpi do shohësh emisionet televizive të cilat transmetojne skeçe të ndryshme, ndërsa në restorant mundet ë gjeshë muzikën live dhe të kërceshë. Mbrëmj
