Aksidentet shpejtesia shkakton 8 viktima brenda 24 oreve

Jane kater aksidente te ndodhura brenda gjate fundjaves nga te cilat kane humbur jeten tete persona nderkohe qe edhe dy te tjere ndodhen ne gjendje kritike per jeten. Aksidentet qe kane ndodhur ne akset kombetare kane ardhur si pasoje e shpejtesise se madhe. Dy prej tyre kane ardhur nga perplasja e dy mjeteve me njeri-tjetrin nga te cilat eshte shkaktuar edhe numri me i madh i viktimave. Ndersa dy te tjeret drejtuesit kane manovruar keq mjetin e tyre duke u marre jete dy kalimtareve. Aksidentet kane filluar qe te shtunen ne mbremje kur nje mjet me targa te Tiranes ka perplasur nje kembesor ne aksin rrugor Fier-Lushnje duke i marre jeten. Aksidenti i dyte ai edhe me tragjiku nga i cili humben jeten tre femije 6 9 dhe 12 vjec ndersa mesohet se edhe babai i tyre ndodhet ne gjendje kritike ndodhi pak para mesnates te se shtunes nderkohe qe paraditen e djeshme nje kalimtare rreth 55 vjece u aksidentua ne aksin Gjirokaster-Tepelene dhe per pasoje humbi jeten. Ndersa pasditen e se dieles nga perplasja e dy makinave me targa te huaja ne aksin Peqin-Elbasan humben jeten 3 persona dhe u plagosen 3 te tjere duke cuar ne 8 numrin e viktimave nga aksidentet.
Femijet
Ne aksidentin me tragjik i cili ka ndodhur rreth ores 2300 te se shtunes ku 3 femijet e familjes Kola gjeten vdekjen makina me targa Kruje ku udhetonte babai me tre femijet e tij eshte perplasur me nje automjet me targa te huaja qe sapo kishte dale nga nje rruge dytesore e fshatit Borizane. Tragjedia ne familjen Kola te Krujes nuk ka te treguar. Tre femije te kesaj familjeje humben jeten vetem pak minuta pasi kishin festuar me gjysherit dhe prinderit e tyre. Shkak u be shpejtesia e madhe e makines qe po drejtohej nga babai i tyre i cili tashme ne gjendje te rende shendetesore ne Spitalin Ushtarak. Aksidenti ndodhi mesnaten e shkuar kurse trupat e femijeve u derguan dje pasdite prane familjes ne pritje te ceremonise se varrimit. Kur nena e tre femijeve ka mesuar lajmin ka kaluar ne gjendje shoku. Familja ka marre nje mjek qe kujdeset per te me shpresen per ta mbajtur ne gjume thjesht sa per ti lehtesuar traumen. Te afermit e saj jane te shqetesuar se gruaja Marjana Kola jo vetem qe mund te pesoje krize psikike por mund te mbetet edhe pa shikim. Pasi gruaja ka humbur dy here shikimin e saj vetem qe te lindte femijet me gjithe porosine e mjekeve se shtatzenite do ti shkaktonin verberine. Nderhyrjet e herepashershme neper klinikat ne Rusi dhe ne Itali bene qe asaj ti rikthehej shikimi. Por cila nene do te mund te perballonte nje ngjarje te tille qe pasi ka gezuar me femijet e saj per festen me te bukur te vitit te mesoje se te vegjlit vdiqen ne aksident Ngjarja ka qene tmerresisht e frikshme. Vete njerezit e policise te cilet ishin te paret ne vendngjarje kane treguar se aksidenti i kalonte kufijte e nje aksidenti te zakonshem. Drejtuesi i mjetit me targa te Krujes qe ishte dhe babai i femijeve sipas policise kishte pire aq shume saqe ndersa ka dale ne rruge kryesore ishte tej limiteve te shpejtesise. Mjeti ku ishin tre femijet eshte perplasur me nje mjet tjeter me targa te huaja.
Perplasja ka qene aq e fuqishme saqe trupat e te vegjelve gati nuk jane njohur nga njerezit e morgut te cileve u jane dashur disa ore per ti pergatitur kufomat dhe per ti derguar prane familjes. Viktimat jane Viola Kola 6 vjece Griselda Kola 12 vjece dhe Gerald Kola 9 vjec kurse babai i tyre Anton Kola rreth 40 vjec ndodhet ne gjendje teper te rende ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Familja Kola nga fshati Derven po kthehej nga nje darke Krishtlindjesh ne fshatin Borizane kur automjeti me te cilin ata udhetonin nje makine tip Golf 2 me targa KR 34602 eshte perplasur me nje makine tjeter tip Golf 4 me targa te huaja BG 986 DL. Per me teper policia po punon per zbardhjen e plote te rrethanave dhe shkaqeve qe sollen kete aksident tragjik ndersa ka arrestuar drejtuesin e automjetit tjeter 27-vjecarin Mark Marku nga Mamurrasi.
Elbasan-Peqin
Tragjedia e radhes eshte shenuar ne aksin kombetar qe lidh Elbasanin me Peqinin.
Si pasoje kane gjetur vdekjen tre persona ndersa mesohet se nje 19-vjecare eshte ne gjendje teper kritike per jeten. Viktimat jane Agim Salliu dhe Bernarda Dibra 18 vjec banore nga fshati Gjocaj i Peqinit dhe 22 vjecari Alban Hokja. Sipas burimeve zyrtare nga policia dy viktimat e para kane nderruar jete menjehere mbas perplasjes ndersa Hokja nuk ia ka dale dot edhe pas nderhyrjes se mjekeve. Mesohet se viktimat kane ardhur si pasoje e perplasjes se mjeti tip Volkswagen me targa greke me nje mjet tjeter te tipit Opel po me targa te huaja. Pervec tre personave qe kane humbur jeten kane mbetur te plagosur rende edhe tre te tjere qe kane qene bashkudhetare me viktimat. Te plagosur rende vazhdojne te jene 52-vjecarja Samie Salliu dhe 25-vjecari Klodjan Greca. Te plagosurit jane nisur menjehere drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes per te marre nje ndihme mjekesore me te specializuar dhe sipas burimeve spitalore me e renduar eshte gjendja e 19-vjecares Arjola Balla e cila aktualisht eshte ne gjendje kome. Burime nga policia bejne me dije se nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkaku i ketij aksidenti me pasoje 3 te vdekur dhe 3 te tjere ne gjendje te rende ka ardhur si rezultat i shpejtesise tej normave te lejuara. Ky ka qene edhe aksidenti i katert brenda 24 oreve te fundit qe ka pergjakur edhe me shume rruget shqiptare ne keto dite festash ku numri i viktimave nga aksidentet ka shkuar ne tete persona.
Fier-Lushnje
Ylli Abduramani 55 vjec eshte viktima e pare nga aksidentet e ndodhura gjate fundjaves. Nje makine me targa te Tiranes ka perplasur kembesorin ne aksin rrugor Fier-Lushnje ne fshatin Rrapez te Lushnjes. Si pasoje e ketij aksidenti ka gjetur vdekjen e menjehershme 55-vjecari. Sipas policise mesohet se aksidenti ka ndodhur kur nje mjet me targa te Tiranes duke qene me shpejtesi te madhe Burime nga policia e Lushnjes kane konfirmuar se aksidenti ka ardhur si rrjedhoje e shpejtesise tej normave te lejuara nga ana e automjetit duke mos mundur qe te evitoje Abduramanin qe i ka dale perpara. Menjehere pas aksidentit policia qe ka mberritur me urgjence ne vendngjarje ku ka bere edhe ndalimin e drejtuesin e mjetit Novruz Venga i cili nuk ka bere rezistence.
Tepelene vdes nje grua
Nderkohe qe aksidenti i trete me pasoje vdekjen e nje kalimtari ka ndodhur pasditen e djeshme prane Ures se Leklit ne aksin rrugor qe lidh Gjirokastren me Tepelenen. Burime nga policia kane bere te ditur se viktima Diamanda Merko 50 vjece eshte perplasur per vdekje nga nje automjet tip Hyundai me targa TR 1781 T. Policia pasi mberriti ne vendngjarje beri dhe ndalimin e drejtuesit te mjetit qe shkaktoi ngjarjen e rende Kosta Lapa. Sipas deshmitareve okulare ajo po perpiqej qe te kalonte rrugen prane Ures se Leklit ne momentin kur Lapa ka ardhur me shpejtesi me mjetin e tij duke e hedhur disa metra me tutje. 50-vjecarja ka gjetur vdekjen e menjehershme nga impakti i fuqishem.
Vetevritet familjaret dyshojne per vrasje
Gjendet i vrare me arme zjarri brenda ne lokalin e tij nje banor nga Peqini. Ali Ibaj 60 vjec me banim ne kete qytet u gjend i vdekur ne lokalin ne pronesi te djalit te tij ne lagjen Cezme ne afersi te stacionit te trenit ne kete qytet. Ngjarja ka ndodhur pasditen dhe sipas deshmitareve okulare ne brendesi te lokalit eshte degjuar nje krisme e per kete arsye eshte njoftuar policia lokale. Kjo e fundit ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake eshte konstatuar se Ibaj kishte vdekur si pasoje e plageve te shkaktuara nga nje arme zjarri tip pistolete e cila eshte sekuestruar nga ana e tyre ne cilesine e proves materiale. Ne nje deklarim pas ngjarjes zedhenesja e Drejtorise se Policise se Qarkut te Elbasanit Valbona Begu konfirmoi se nga hetimet e deritanishme per zbardhjen e kesaj ngjarjeje dyshohet se Ali Ibaj mund te jete vetevrare me nje arme zjarri te llojit pistolete TT. Megjithate ne fillim ngjarja ka qene e mbuluar me mister dhe u tha se ishte nje vrasje. Ende nuk ka nje deklarim zyrtar te organeve kompetente lidhur me rrethanat e ngjarjes edhe pse atje shkuan ekspertet dhe nje grup hetimor. Per te ndihmuar ne zbardhjen e se vertetes ne polici jane shoqeruar disa persona te cilet kane qene klientet ne momentin e ngjarjes dhe pastruesja e ketij lokali. Ali Ibaj ka qene pronar i ketij lokali e me pas ia kishte lene ne pronesi djalit. Nderkohe qe te aferm te viktimes kane kerkuar nga policia qe te hetohet per zbardhjen e se vertetes pasi ekzistojne dyshime edhe per vrasje.