E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët kthehen pas Pashkëve, radhë në Kapshticë

KORCE/GJIROKASTER - Rikthimi i emigrantëve në vendet ku jetojnë, pasi kaluan festën e Pashkëve në Atdhe, ka shkaktuar sërish fluks në pikat kufitare.

Autoritetet e pikës kufitare të Kapshticës, në Korçë, bënë të ditur se gjatë orëve të drekës janë shënuar radhë të gjata emigrantësh të cilët presin të kthehen në Greqi.

Mësohet se pala shqiptare punon me tetë sportele, ndërsa ajo greke vetëm me katër të tilla.

Situata ka rezultuar më e qetë në pikën kufitare të Kakavijës, në Gjirokastër, ku nuk ka pasur radhë, pavarësisht numrit të madh të personave në dalje.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›