Shtyhet per te merkuren zgjedhja e nenkryetarit te KLD-se

Shtyhet për ditën e mërkurë zgjedhja e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas largimit nga mbledhja të kryetarit të KLD-së Bamir Topi.
Ky i fundit u largua nga mbledhja për shkak të takimit me kryeministrin çek Petr Necas.
Ndërkaq gjatë ditës së sotme mbledhja e KLD-së është zhvilluar me debate përsa u takon përzgjedhjes së kandidaturave për postin e nënkryetarit të këtij institucioni.
Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi kërkoi mbledhje të hapur për mediat, kërkesë e cila u hodh poshtë nga presidenti Bamir Topi, i cili nuk pranoi kërkesën e Halimit për mbledhje të hapur.
Ndërkaq mbledhja e KLD-së është zhvilluar me debate, përsa i takon kandidatëve të propozuar nga Topi për nënkryetar të KLD-së.
Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka kundërshtuar dy kandidatët Dritan Hallunaj dhe Ilir Mustafaj.
Gjithashtu ministri i Drejtësisë ka kërkuar që nënkryetari i KLD-së të zgjidhet pas zgjedhjes së presidentit të ri, kërkesë kjo e rrëzuar në votim, pasi vetëm 7 anëtarë nga 15 ishin pro shtyrjes së zgjedhjes së nënkryetarit të KLD-së gjatë mbledhjes së sotme.
Po sot u konstituua Elvis Çefa si anëtar i KLD-së, i cili u miratua në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e KLD-së.