Situata në rajon, Haxhinasto: Të ruhet qetësia nga të gjithë faktorët
TIRANE - Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto u shpreh sot në një prononcim për mediat se, përsa i përket situatës së tensionuar në Maqedoni është e nevojshme të ketë një qetësi nga ana e të gjithë faktorëve.
Duke rishprehur ngushëllimet për familjet e qytetarëve, që janë gjetur të vrarë në Maqedoni, Haxhinasto është shprehur se “ne po i ndjekim me shumë vëmendje të gjitha këto zhvillime. Është e rëndësishme t’i japim mundësi hetimit të plotë të kësaj çështjeje dhe të mos lejojmë aspak të bëhen keqinterpretime, apo manipulime politike e mediatike. Kërkohet një hetim i plotë dhe pas hetimit, fajtorët të vihen para ligjit.”
Përsa i përket situatës në veri të Kosovës ku situata paraqitet e brishtë, ministri Haxhinasto theksoi se, “Veriu i Mitrovicës, gjithashtu është një situatë, të cilën ne po e ndjekim. Rritja e tensioneve nuk i shërben askujt. Sigurisht jemi gjatë një procesi zgjedhor në Serbi dhe uroj që këto tensionime të mos jenë në funksion të zhvillimeve zgjedhore atje”.
Në lidhje me përpjekjet që janë duke u bërë nga Ministria e Jashtme përsa i përket problemit që kanë qytetarët shqiptarë me origjinë çame, të cilët nuk lejohen të hyjnë në Greqi nga autoritetet greke, me pretendimin se në pasaportat e tyre ka probleme, Haxhinasto tha se, “çështja e të drejtave të shqiptarëve, është çështja madhore, kryesore e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Përsa i takon zgjidhjes së problematikës ne jemi në komunikim intesiv, po bëjmë përpjekjet maksimale që të zgjidhet gjithë problematika që ka të bëjë me komunitetin çam, me të drejtat e tyre legjitime, me të drejtat e tyre të lëvizjes, me të drejtat e tyre të pronësisë, pra të gjithë të drejtat e tyre legjitime”.
(er.nu/BalkanWeb)