Emigrantët lënë Shqipërinë, rekord daljesh në pikat kufitare

Ka ardhur koha që emigrantët të cilët qëndruan në verë këtë vit të largohen nga Shqipëria. Nga të gjithë ditët e gushtit, kjo e hënë ka qënë më e rënduar në pikat e kalimit kufitar Kakavijë-Kapshticë. Kjo edhe për faktin se pala greke punon me më pak sportele se ajo shqiptare.
Nga Kakavija, të dhenat zyrtare për hyrje-daljet në pikë kufitare paraqitet e tillë: në 24 orët e fundit kanë dalë 7.800 shtetas shqiptare dhe te huaj si dhe 2.100 automjete. Ndërsa në sportelet hyrëse janë regjistuar 3.600 shtetas shqiptare dhe të huaj si dhe 883 automjete.
Nga pala shqiptare është punuar me 8 sportele në dalje dhe 3 në hyrje. Nga pala greke punohet me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje. Për shkak të daljeve të shumta nga territori shqiptar, autoritetet në pikat e kalimit kufitar kanë marrë masat për të shmangur sa është e mundur rradhët e gjata.
Edhe në Kapshticë situata nuk ka qënë më e normalizuar. Në 24 orët e fundit kanë dalë nga Shqipëria për t`iu drejtuar Greqisë 6400 shtetas shqiptar. Ndërsa për në territorin shqiptar kanë hyrë rreth 3300 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Edhe në Kapshticë vihet re largimi në masë i emigrantevë shqiptarë, të cilët kthehen në vendin e punës pas pushimeve apo takimet me familjarët në Shqipëri.
Në këtë pikë kufitare është shënuar fluks sepse pala greke punon me më pak sportele se ajo shqiptare. Auoritet e kalimit kufitar thonë se janë në gadishmëri të plotë për të reduktuar rradhët e gjata edhe pse ky fluks i ka lënë emigantët disa orë në rradhë.