Pajeviç: Serbia në takimet rajonale, me apo pa futnotën e Kosovës
Serbi- Beogradi duhet të marrë pjesë në të gjitha takimet rajonale dhe ndërkombëtare edhe nëqoftëse përfaqësuesit e Prishtinës janë aty të pranishëm, ka deklaruar Drejtori i Zyrës të Integrimit Europian në qeverinë serbe, Milan Pajevic, raporton B92.
Ai nënvizoi se prania e Serbisë në mbledhjet ndërkombëtare nuk ka të bëjë fare me njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
” Serbia duhget të marrë pjesë në të gjitha forumet rajonale ku përfaqësuesit e Prishtinës janë të pranishëm sepse kjo është në interes të vendii tonë. Vetë-izolimi është jo produktiv dhe do të vijojë të na lërë në një pozicion pasiv dhe ne jemi vendi që këmi mundësinë të jemi faktor kyç në rajon , nuk duhet ta lëmë këtë gjë të ndodh”, – deklaroi Pajeviç për të përditshmen Bilc.
“Kriza potenciale e një pozicioni të tillë duhet t`i sigurojë publikut se nuk është gjë e mirë që Serbia nuk mori fondin prej 3 milion eruo për dy projektet nga Programi i Investimeve të Ballkanit Perendimor, thjesht sepse nuk mori pjesë në një takim në Vienë këtë korrik, për shkak të mungesës së futnotës se Kosovës. Dhe ka shumë shembuj të tillë’, shtoi Pajeviç.
I pyetur se kur do të merrte Serbia një datë për fillimin e bisedimeve me BE-në, ai tha se vendi do të nis negociatat sapo Be-ja të vlerësoj se i kemi mbushur kriteret.
/IDEA/