E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatra zjarri në Bulqizë, digjen masive me pyje

2 vatra zjarri kanë përfshirë Bulqizën. Në Martanesh përgjatë natës vatrat e zjarrit janë përhapur të ndihmuara nga era. Terreni është i vështirë për të ndërhyrë zjarrfikëset dhe e vetmja mënyrë per shuarjen e flakeve është ndërhyrja nga ajri. Nga këto vatra zjarri po digjen hektare të tërë pyjesh, por fatmirësisht nuk jane rrezikuar banorët.
 

Më heret vatra zjarri ka patur edhe në afërsi të fshatit Vajkal, tek vendi i quajtuar "Fushë-Hutër", ku janë përfshirë në flakë edhe disa ahe 50-vjeçare, si dhe një masiv i tere me pisha. Banorët dhe drejtuesit e pushteti vendor kërkojnë ndihmën e shtetit për të shuar vatrat e zjarrit, sepse rrezikohet përhapja e flakëve duke shkrumbuar jo vetëm pyjet, por banoret jane ne panik se flakët mund të afrohen drejt zonave të banuara.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›