Skandali Gu, gruaja e ish-liderit komunist kinez dënohet me vdekje
Kinë- Gruaja e ish-liderit të Partisë Komunsite Kineze, Bo Xilai, është dënuar me vdekje të kushtëzuar, nga një gjykatë në Kinë, pasi ka vrarë biznesmenin britanik Neil Heywood.
Gui Kailai nuk i kundërshtoi akuzat në gjykimin e saj një ditor, se ajo kishte helmuar biznesmenin britanik.
Dënimet e kushtëzuara me vdekje shpesh ndryshohen në dënime të përjetshme në Kinë. Nëse për 2 vjet ajo ka sjellje të mirë, dënimi me vdekje kalon më pas në burg të përjetshëm.
Ndërkohë z. Bo, ish-shefi i partisë në Chongqing, është parë të konkurojë për një pozitë të lartë ë udhëheqjes kombëtare në Kinë. Por ai nuk është shfaqur në publik që kur nisi investigimi mbi gruan e tij Gu.
Ndihmësi i Gu-së,Zhang Xiaojun, u burgos për nëntë vite si pjesmarrës në vrasje. Verdikti i Gjykatës së Lartë Kineze erdhi mëngjesin e të hënës, në brendësi të gjykatës rrethuar nga trupa të shumtë sigurie.
Rezultati i kësaj çështjeje është në të vërtet një fitore për Partinë Komuniste. Ky vendim adreson fajin e vdekjes së Neil mbi Gu Kailai, por ajo i shpëton dënimit të plotë më vdekje.
Dënimi i saj i kushtëzuar është një shenjë e dorëlëshueshmërisë së gjyqsorit ndaj saj sepse shpesh vrasësit në Kinë përballen më skuadrën e pushkatimit.
Gu Kailai ka pranuar vrasjen më paramendim. Ajo rrëfeu se e joshi Neil Heyëood në Chongqing, e dehu atë, astaj derdhi helm në gojën e tij. Por ajo ka pohuar se ka patur një avari mendore duke deklaruar se nuk ishte në kontroll të plotë të veprimeve të saj.
Shumë do të besojnë se është për shkak të lidhjeve të saj politike që ajo i ka shpëtuar skuadrës së pushkatimit, ndërkhë që gjykata e ka shmangur bindshëm këtë pyetje.
A ka patur lidhje i shoqi me vrasjen e biznesmenit britanik? Si ka mundësi që familja e tyre u pasurua kaq shpejt në pak kohë? Mesa duket këto ajnë pyetje të parehatshme për Partinë Komuniste.
Zoti Heywood u gjet i vdekur në një hotel në Chongqing më 15 nëntor 2011. Vrasja e zoti Heywood shkaktoi rënien e Zotit Bo në një skandal që ka tronditur politikën kineze.
Në fillim zyrtarët lokalë thanë se zoti Heywood vdiq nga pija e tepruar por në Prill qeveria njoftoi se po hetonte gruan e zyrtarit për rastin.
Analistët thonë se rasti ka goditur zemrën e politikës kineze. Burri i Gu ishte një politikan i lartë në vend. Ai nuk është parë në publik që nga muaji Mars dhe aktualisht është duke u hetuar për shkelje të disiplinës partiake. Shumë dyshojnë se liderët e Kinës e kanë përdorur këtë rast për ti dhënë fund karrierës politike të Bo Xilai.
Matilda Alku/IDEA