E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantet marreveshje mes Haxhinastos dhe Tafajt

Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto dhe ministri i Arsimit dhe Shkences z. Myqerem Tafaj priten dje ne nje takim te perbashket drejtues te shoqatave te emigranteve studiues dhe perfaqesues nga diaspora shqiptare. Gjate takimit ministri Haxhinasto falenderoi pjesemarresit per kontributin e cmuar ne promovimin e gjuhes dhe kultures shqipe ne vendet ku jetojne dhe siguroi se qeveria shqiptare do te vijoje me perparesi programin per mbeshtetjen e diaspores. Ajo qe per ne ka marre nje rendesi te vecante eshte arsimimi ne gjuhen shqipe i femijeve te rinjve dhe te rejave qe jane ne emigracion. Per kete qellim Ministria e Jashtme ne saje dhe te bashkepunimit me Ministrine e Arsimit dhe te Shkences realizon dergimin ne Greqi Itali dhe ne Britanine e Madhe te 5600 librave shkollore per femijet e emigranteve. Ne bashkepunim me MASH po behet gati nje sasi librash per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Jane tekste duke filluar nga abetarja fletore didaktike tekste te matematikes dhe lendeve te tjera per klasa te ndryshme te mesimnxenies. Per mbarevajtjen e mesimit plotesues te gjuhes shqipe eshte bashkepunuar me shume shoqata te shqiptareve sidomos me Shoqaten e Mesuesve Emigrante ne Greqi per te evidentuar femijet shqiptare te moshes shkollore ne qytete te ndryshme te Greqise. Gjithashtu ministri Haxhinasto informoi perfaqesuesit e diaspores per hapat e ndermarre ne drejtim te pajisjes se emigranteve me pasaporta biometrike njohjen e sigurimeve shoqerore dhe perpjekjet per hapjen e qendrave kulturore ne diaspore. Z. Haxhinasto beri te ditur se ne Greqi eshte pergatitur infrastruktura e nevojshme per pajisjen e qytetareve shqiptare me pasaporta biometrike dhe ky sherbim do te ofrohet ne Itali dhe ne vende te tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›