E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra nen uje LRI Vullnetare per operacionet e emergjences

Ndersa zona te tera ne Shkoder vazhdojne te mbeten nen uje edhe pse uji eshte terhequr disi per shkak te pushimit te reshjeve dhe lagjet ne hyrje te Shkodres jane te pushtuara ende nga uji Levizja Rinore per Integrim ngriti dje Shtabin e Vullnetareve te cilet do tu vijne ne ndihme operacioneve ne Shkodren e permbytur.

Mbledhja e djeshme e LRI-se vendosi te ngreje Shtabin e Pergjithshem te Vullnetareve i cili do te drejtohet nga kryetari i LRI-se se Tiranes Endrit Braimllari. Ky shtab do te jete ne funksion te Shtabit te Emergjencave e do te koordinoje per cdo veprim operacional qe do te jete i nevojshem. LRI informon se dega e saj ne Shkoder prej ditesh operon ne terren dhe tashme mesohet se shume shpejt do ti shtohen vullnetareve te LRI-se 112 te rinj nga qytetet e tjera. Nje tjeter vendim i marre ne kete mbledhje lidhet me fillimin e fushates ne mbare vendin per sensibilizimin dhe ngritjen e fondeve per tu ardhur ne ndihme familjeve ne nevoje. Nese dikush mendon te beje politike me fatkeqesite e te perfitoje politikisht me to kjo eshte dicka teper e gabuar. Ne mendojme se nuk eshte koha per politike. Eumlshte koha per solidaritet njerezor. Eumlshte koha per te qendruar afer e per te ndihmuar njeri-tjetrin - tha ne nje konference per shtyp sekretari per Marredheniet me Publikun ne LRI Ardit Cela.

Tashme nen uje sipas te dhenave zyrtare jane afro 14 mije ha toke 2580 shtepi jane te gjitha nen uje. Permiresimi i argjinatures se Torovices ka bere qe tashme te jete jashte rrezikut per pak kohe qe ne rast te ardhjes se reshjeve ato te rrezikojne te zbresin drejt Lezhes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›