E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet shtohen forcat policore dhe automjetet ne terren

Policia e Shtetit dhe strukturat e saj vazhdojne angazhimin maksimal per tiu gjendur prane dhe ndihmuar banoret e prekur nga permbytja. Gjate dites se djeshme ne bashkepunim edhe me strukturat e tjera forcat e policise kane organizuar punen si ne drejtim te dhenies ndihme banoreve te zonave te permbytura evakuimit te tyre ne rastet e nevojshme dhe transportit te bazes ushqimore dhe te gjese se gjalle ashtu dhe per menaxhimin e fluksit te levizjes ne akset rrugore dhe garantimin e sigurise publike. Me qellim menaxhimin sa me mire te kesaj situate dhe pergjigjen ne kohe te cdo kerkese per ndihme te qytetareve nga ana eshte shtuar numri i forcave policore dhe automjeteve te cilat jane vene ne dispozicion dhe konkretisht ne terren jane angazhuar gjithsej 798 forca policore 3 helikoptere te Policise se Shtetit 10 kamione per transport 78 automjete te tjera te llojeve te ndryshme si dhe 14 mjete lundruese. Sherbimet e policise ne terren ne bashkepunim me forcat e ushtrise dhe strukturat e pushtetit vendor gjate dites se djeshme kane bere te mundur evakuimin e 23 familjeve me 95 shtetas nga fshatrat e komunes Dajc. Veprimet e strukturave te Policise se Shtetit kane vazhduar te jene te perqendruara dhe me intensive ne zonat me problematike si ne fshatrat e komunes Dajc ne fshatin Obot te komunes Ana e Malit ne fshatrat Mali i Jushit e Trush i Poshtem te komunes Bushat ne fshatrat e komunes Berdice ne fshatrat Kuc Renc e Vukatane te komunes Guri i Zi ne fshatrat Cas Pulaj e Rec te komunes Velipoje ne lagjet periferike te qytetit buze Liqenit te Shkodres si dhe ne lagjet ne hyrje te qytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›