ILDKP Llalla 250 zyrtare te kallezuar ne prokurori
Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka kallezuar ne prokurori per ndjekje penale plot 250 zyrtare pasi jane verifikuar parregullsi ne deklarimin e pasurive te tyre. Pohimi eshte bere nga kryeinspektori i ILDKP-se Adriatik Llalla ne nje interviste per VOA ku ka theksuar se edhe kreret me te larte te shtetit jane nen kontroll. Vetem kete vit kemi konstatuar 250 zyrtare te niveleve te ndryshme qe jane kallezuar per ndjekje penale. Jane ne kontroll e siper shume funksionare te shtetit perfshire presidentin kryeministrin ministrat dhe zyrtare te niveleve te tjera - ka deklaruar Llalla. Kryeinspektori ka nenvizuar se institucioni i drejtuar prej tij i ka propozuar Kuvendit kompetenca shtese ne vecanti per kontrollin e zyrtareve qe fshehin pasurite e tyre ne emer te personave te tjere. Zyrtare te ndryshem i fshehin pasurite ne emer te te tjereve. Ligji parashikon te drejten per te kontrolluar por jo per te vendosur sanksione nese personi ne fjale i pergjigjet kerkeses se institucionit tone. Kemi bere propozimet tona per permiresimin e ligjeve te cilat kane mberritur ne Kuvend por nuk kane kaluar akoma - ka pohuar Llalla. Kryeinspektori ka shtuar me tej se kontrollet e ILDKP-se shtrihen edhe jashte Shqiperise ne bashkepunim me institucionet analoge.