E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja britanike Forcimi i shoqerise civile kusht per ne BE

Fuqizimi i shoqerise civile eshte nje nga kriteret e rendesishme per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Per rritjen e rolit te kesaj shoqerie British Council nisi konkurrimin e projektideve te reja qe nxisin transparencen dhe pergjegjshmerine per nje qeverisje sa me te mire. Ambasadorja britanike ne Shqiperi Fiona McIlwham tha se ky projekt vjen ne kohen e duhur sepse perqendrohet te qeverisja dhe synimi eshte te ulet hendeku midis qeverise dhe shoqerise civile. Projekti mbeshtetet edhe nga zyra e Bankes Boterore e cila do te vere ne dispozicion grante nga 5 mije deri ne 10 mije dollare amerikane per idete me novative. I gjithe fondi ne dispozicion per prezantimin e projektideve eshte prej 140 mije dollaresh amerikane dhe mund te marrin pjese organizatat joqeveritare institucionet akademike shoqatat komunitare lokale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›