E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet, mberrijne 40 mije

Nje numer i konsiderueshem emigrantesh kane udhetuar ne fundjave nga Greqia ne drejtim te Shqiperise per te kaluar Pashket ne vendlindje. Rreth 14 mije emigrante dhe 4 mije automjete kane hyre ne fundjave nepermjet doganes se Kakavijes ne territorin shqiptar. Edhe ne fundjave ka vazhduar te jete i larte fluksi i emigranteve shqiptare qe ne prag te festes se Pashkeve udhetojne nga Greqia ne drejtim te vendlindjes nepermjet doganes se Kakavijes. Nderkohe qe 45 ka qene numri i autobuseve te udhetareve qe kane udhetuar nga Greqia ne drejtim te Shqiperise. "Krahasuar me diten e premte kemi nje ulje te fluksit megjithate hyrja e emigranteve ne fundjave eshte serish e larte", thote komandanti i postes kufitare te Kakavijes, Elton Papa. Ne total, rreth 25 mije emigrante shqiptare dhe rreth 5 mije automjete kane hyre gjate 36 oreve te fundit nepermjet pikes se kalimit kufitar te Kakavijes me rastin e festes se Pashkes qe festohet me 27 prill. Ndersa ne piken e kalimit kufitar Tre-Urat, kane hyre mbi 3 mije emigrante. Gjate udhetimit ne drejtim te vendlindjes, emigrantet shqiptare nuk kane ndeshur radhe pritjeje si ne doganen shqiptare ashtu edhe ne ate greke. "Aktualisht, thote Papa, ne po punojme me 9 sportele, duke shmangur keshtu problemet qe mund te ndeshin emigrantet gjate perpunimit te dokumenteve ne hyrje te doganes". Nderkohe edhe efektivat e doganes greke duke konstatuar fluksin ne rritje te emigranteve punojne me 5 sportele kontrolli duke arritur te shmangin radhet e pritjes se emigranteve gjate levizjes ne drejtim te Shqiperise. Ardhja e emigranteve nga Greqia me rastin e festes se pashkes, ka shenuar fluksin me te larte te saj edhe ne vendkalimin kufitar te Kapshtices, nje dite para kremtimit te kesaj feste fetare. Ne doganen e Kapshtices, qe nga mbremja e se premtes e ne oret e paradites se djeshme kane mberritur nga Greqia dhe kane kaluar per ne token shqiptare mbi 10 mije persona, pjesa me e madhe e te cileve emigrante qe vijne ne atdhe me automjetet e tyre. Ky numer te ardhurish nga Greqia, ka shenuar hyrjen me te madhe te emigranteve ne Kapshtice qe nga fillimi i muajit prill, kur pala greke njohu levizjen e lire te emigranteve me rastin e festes fetare te Pashkes. Mbi 30 mije emigrante kane ardhur per Pashke gjate ketij muaji, por pjesa me e madhe e tyre jane kthyer ne Shqiperi pak dite para kremtimit te kesaj feste fetare. Madje, te ardhurit me te shumte kane qene nje dite para festes se Pashkes, dhe kjo sipas, vete emigranteve, ka lidhje me punesimin e tyre ne Greqi dhe qendrimin disaditor ne vendlindje. Emigrantet jane shprehur se pas kremtimit te festes se Pashkes do te rikthehen menjehere ne Greqi ne vendet e tyre te punes, por nderkaq ata i druhen veshtiresive dhe pritjeve per disa ore ne kthim per te kaluar ne token greke. Ardhja e emigranteve ne Kapshtice, nuk ka sjelle bllokime te qarkullimit nderkufitar nga ana e pales greke, e cila, megjithese ka funksionuar me 2 sportele, nuk ka lene ne pritje te gjata emigrantet. Burime te policise kufitare ne Kapshtice thane se gjendja e qarkullimit nderkufitar keto dite ka qene e renduar, por nuk jane krijuar radhe te gjata te mjeteve dhe vonesa per emigrantet pavaresisht ardhjes masive te tyre me rastin e festes se Pashkes. Nga ana e policise kufitare shqiptare ne Kapshtice, eshte punuar me 5 sportele per te kryer ne nje kohe sa me te shpejte procedurat e kalimit te kufirit per emigrantet.

B. Kore/G. Ashimi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›