E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkembimi valutor, Pashket "rrisin" vleren e lekut

Monedha vendase leku filloi te ndikohet nga prurjet e emigranteve, te cilet kane mberritur kete jave nga Greqia per te festuar pashket ortodokse. Rritja e kerkeses per leke ne kembim me euron ka rritur cmimin e monedhes vendase me gati nje pike. Ne agjencite e kembimit valutor ne Tirane, nje euro eshte kembyer dje me 122.3 leke nga 123 leke qe ishte javen qe shkoi. Si cdo vit pashket, shoqerohen me ardhjen ne Shqiperi te mijera emigranteve kryesisht nga Greqia, te cilet sjellin me vete nje sasi te konsiderueshme valute. Rritja e ofertes ne euro rrit kerkesen per leke dhe per rrjedhoje ndikon ne mbicmimin e tij. Ekspertet ne agjencite e kembimit shpjegojne se, keshtu ndodh zakonisht gjate sezonit veror dhe festave te vitit te ri, kur emigrantet kthehen prane vatrave familjare duke sjelle edhe nje sasi te konsiderueshme vlerash monetare, te cilat kane ndikime pozitive ne ekonomine e vendit. Eshte vleresuar se nga popullsia e pergjithshme e Shqiperise prej 3,2 milione banoresh, 1 milion kane emigruar ne Greqi dhe Itali. Sipas INSTAT, me shume se 26 per qind e familjeve shqiptare kane pjesetare te tyre qe punojne jashte shtetit. Vit pas viti, volumi i dergesave ne Shqiperi eshte rritur ndjeshem qe prej fillimit te tranzicionit dhe tani eshte stabilizuar ne nivelin e 13-14 per qind te PBB-se, 70 per qind te eksporteve dhe 33 te importeve, sipas Bankes se Shqiperise. Dollari, euro dhe paundi jane po aq familjare sa edhe leku per familjet shqiptare e kjo per shkakun se te ardhurat kryesore te buxheteve te tyre jane nga emigrantet. Kjo shtrese ka sjelle ne vendin tone te pakten mbas viteve 1990 nje vlere te perafert qe perkon me rreth 14 miliarde dollare. Per shume familje, emigracioni eshte burimi i vetem i te ardhurave dhe vit pas viti eshte shnderruar ne nje nga themelet ku eshte mbeshtetur ekonomia shqiptare.

B.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›