Skandali, batanijet me zgjebe lahen dy here ne vit
Sonila Isaku
Personeli mjekesor dhe pacientet e QSUT-se jane te rrezikuar nga semundjet ngjitese dhe kjo per vete faktin se lavanteria nuk pranon te beje larjen e batanijeve sa here qe nderrohen pacientet. Me nje urdher te kesaj te fundit, thuhet se shtresat e trasha do te lahen vetem nje here ne gjashte muaj, kurse carcafet dhe veshjet e pacienteve nje here ne jave.
Te paret qe kane reaguar pas ketij urdhri absurd kane qene vete punonjesit e QSUT-se, te cilet ndihen te kercenuar nga semundjet infektive apo infeksionet qe kane kaluar pacientet. "Urdhri qe ka nxjerre lavanteria na ka futur friken e infeksioneve dhe semundjeve ngjitese, pasi ne pavijon shtrohen paciente te cilet jane te prekur nga bruceloza, zgjeba etj. Po nese shtresat e tyre nuk lahen, atehere rrezikohet qe semundjet ngjitese te perhapen si te ne ashtu edhe te pacientet qe do te perdorin keto shtresa", deklarojne infermieret e pavijonit te dermatologjise. Megjithese kontrata e privatizimit te lavanterise dhe hotelerise parashikonte kushte dhe higjiene maksimale, duket se nuk do te zbatohet. Deri me tani ka qene vete personali shendetesor qe eshte kujdesur per pastertine e ketyre shtresave, tashme do te jete inventari dhe periudha kohore qe do te vendose. "Para se te dilte ky urdher, ishim vete ne qe vendosnim per larjen e shtresave atehere kur e shikonim te arsyeshme, ose pasi dilte pacienti me semundje ngjitese dhe te rrezikshme. Kurse me kete urdher, ne te gjithe jemi te rrezikuar nga pacientet deri te personeli mjekesor", theksojne infermieret e pavijoneve. Sipas tyre, ne pavijonin e dermatologjise shtrohen paciente, te cilet kane semundje ngjitese si bruceloza, zgjeba, sifilizi, semundje te ndryshme te lekures, alergjite, te cilat mund te perhapen te pacientet qe shtrohen me pas.
Urdhri i nxjerre nga lavanteria e QSUT-se ka bere qe te dalin ne pah edhe probleme te tjera te ketij institucioni shendetesor. Keshtu, nje pjese e mire e diagnozave te pacienteve nuk trajtohen ashtu sic duhen dhe ne pavijonet e percaktuara. "Nje i semure me zgjebe apo verdhez nuk ka pse te kurohet ne pavijonin tone, ai duhet te shkoje ne infektiv. Deri me sot nuk ka pasur nje rregull qe te beje ndarjen per trajtimin e ketyre semundjeve", pohojne infermieret dhe mjeket e dermatologjise. Sipas tyre, pervec punes qe duhet te kryejne te pacientet, duhet te kene kujdes per mosmarrjen e infeksioneve. "Puna te ne tashme eshte bere nje stres, sepse nje pale doreza perdoren per te kuruar te gjithe pacientet, nderkohe qe infeksionet jane sheshit. Kjo rrezikon si jeten e pacienteve te tjere te shtruar per semundje te lehta, ashtu edhe jeten tone", pohojne infermieret. Deri me tani, mjeket dhe infermieret jane detyruar te blejne vete doreza ne farmacite private per t'u mbrojtur nga infeksionet. Por tashme qe ai mund te vije edhe nga batanijet, per ta kjo situate eshte e paperballueshme. Nga ana tjeter mungesa e sherbimit, pikerisht ajo e nderrimit te shtresave, i ka detyruar pacientet qe te "ngarkohen" perseri me batanije dhe pizhame nga shtepia. Kjo per vete faktin se materialet e hotelerise nuk u nderrohen pacienteve per dite me radhe. Duke qene se jane nen injeksione te ndryshme, por edhe ne ambiente spitali pacientet kane kerkuar qe te njoftohen nese keto shtresa do te jene per aq dite sa do te qendrojne ne spital apo nderrohen per nje periudhe kohe.
Duke filluar nga viti i kaluar, Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza", eshte perfshire nga nje sere ndryshimesh rrenjesore persa i perket hotelerise dhe mensave. Te dyja keto sherbime jane privatizuar dhe tashme administrohen nga kompanie private qe i ofrojne keto per pacientet. Por, keto ndryshime do te vazhdojne edhe me tej, pasi do te jene edhe nje sere sherbimesh te tjera qe do te kalojne ne duart e kompanive private. Qe nga fillim i ketij muaji, pacientet e QSUT-se jane pajisur me pizhame, carcafe dhe batanije nga personeli i ketij institucion, dhe kjo pas privatizimit te sherbimit te hotelerise. Privatizimi i sherbimit te parashikon qe nje firme private me fondin e vene ne dispozicion nga QSUT te ofroje sherbim falas per pacientet. Sipas kontrates dhe njoftimit te QSUT-se ne thuhej edhe lavanteria e spitalit, pas privatizimit te saj siguron nje pastrim dhe higjiene maksimale per dezinfektimin e materialeve te shtratit per pacientet. Deri me tani ne spitalin me te madh ne vendin tone eshte bere e mundur privatizimi i kuzhines, hotelerise si dhe lavanterise. Nderkohe qe projekti parashikon edhe privatizim te sherbimeve te tjera sic eshte pastrimi i ambienteve te spitaleve, te jashtme etj. Privatizimi i hotelerise i ka permiresuar kushtet, dhe pacienteve ne diten e shtrimit nuk duhet te marrin shtresa e mbulesa. Por shume prej tyre, duke mos ditur kete lloj ndryshimi, perseri kane preferuar te mbajne batanijet dhe carcafet qe kane sjelle nga shtepia. E ndersa kane perdorur edhe ato nje pale nderresa vetjake si dhe ato te spitalit tashme nuk dine si te veprojne, te porosisin te afermit e tyre apo te presin perseri nga pavijoni. Nderkohe, duke filluar nga fundi i muajit dhjetor te vitit te kaluar ushqimi do te shkoje i servirur me tabaka nga karroca e shperndarjes deri tek shtrati i pacientit. Firma e cila fitoi tenderin kishte si kushte kryesore permiresimin e cilesise, percaktimit te dietave sipas semundjes nga dietologet e spitalit, shtimit te sasise se frutave, etj. Nga ana tjeter te gjitha pajisjet e kuzhines, duke filluar qe nga pjatat, luget, pirunjte, gotat, tabakate personale dhe karrocat e shperndarjes jane investime te reja. Prane cdo pavijoni ne QSUT eshte ngritur nje mini-kuzhine, ne te cilen ushqimi vjen nga kuzhina qendrore ne karroca termike, te cilat garantojne ngrohtesine e tij dhe me pas shperndahen nga punonjesit e mini-kuzhinave ne pjata dhe tabaka per t'u derguar deri tek shtrati i pacientit. Personeli qe sherben per shperndarjen e ushqimit, eshte marre persiper nga firma kontraktuese dhe nuk eshte me personeli spitalor, sic ka qene deri me tani. Qe prej privatizimit te plote te kuzhines drejtoria e QSUT-se dha urdhrin qe pacientet te mos marrin me ushqime nga shtepia pasi ai do u ofrohet cilesor ne spital.
Pacientet, ilace me parate e tyre
Te gjithe pacientet e shtruar ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", jane te detyruar qe barnat e nevojshme per kurim t'i blejne me parate e tyre. Tashme ky fakt eshte bere i njohur nga vete mjeket, por me te prekurit jane te shtruarit ne Spitalin Onkologjik. Edhe gjate ketij viti ata do te ndiejne mungesen e citostatikeve, per shkak te buxhetit te ulet qe ka ky spital. Qe te semuret me kancer te mjekohen rregullisht me ilacet baze, citostatiket, nevojitet 8,5 milione euro. Kjo eshte kostoja reale qe mjeket e pavijonit te onkologjise ne qendren spitalore "Nene Tereza" kane nxjerre, pas nje studimi mbi trajtimin klinik te pacienteve te tyre. Nderkohe, qe sipas burimeve nga ky spital mesohet se fondi i vene ne dispozicion eshte vetem 4 milione euro. Pikerisht per kete fakt, drejtoria e QSUT-se u ka kerkuar shefave te pavijoneve te bejne nje studim mbi koston e pacientit te trajtuar gjate vitit 2007 ne sherbimin e onkologjise me citostatike dhe barna te tjera te rendesishme.
Onkologjiku: Te ndahemi nga QSUT-ja
Drejtuesit e Spitalit Onkologjik kane kerkuar qe te ndahen nga Qendra Universitare "Nene Tereza" dhe te vetadministrohen. Propozimi per kete eshte bere nga drejtuesit e ketij sherbimi per te pasur me shume mundesi menaxhimi te fondeve. Kjo, pasi Onkologjiku eshte sherbimi me i shtrenjte, me fonde te kufizuara. "Menaxhimi brenda struktures se QSUT-se ka qene i veshtire", eshte shprehur shefi i ketij sherbimi, Agim Sallaku. Struktura do te mbetet publike, por menaxhimi do te ndryshoje gjithcka ne kete qender. Edhe mjeket onkologe, te vetmit ne vend, do te praktikohen ne kerkime shkencore, te cilat nuk kane ekzistuar per semundjet kanceroze. Aprovimi per kete ndarje eshte marre nga drejtoria spitalore e pritet qe kjo t'i kaloje Ministrise se Shendetesise e nje vendimi nga Keshilli Ministrave.