Universitetet, realizuan vetem 65% te buxhetit
Universitetet e vendit nuk kane mundur te realizojne buxhetin e tyre, dhe kjo behet pengesa kryesore per te perfituar nje buxhet shtese nga qeveria. Sipas te dhenave nga keto universitete ka rezultuar se gjate vitit te kaluar jane realizuar vetem 65 per qind te buxhetit te percaktuar, nderkohe qe qeveria premton per dyfishim te tij per vitin e ardhshem. Sipas Kryeministrit Berisha duke qene se arsimi eshte nje nga prioritetet e qeverise, kjo e fundit mund te dyfishoje apo edhe trefishoje ate vetem kur te realizohen kushtet e percaktuara. "Universitetet kerkojne nje buxhet, ne edhe mund ta trefishojme ate per vitin e kaluar por kemi nje kusht, ate te realizimit te buxhetit te universiteteve. Vitin e kaluar u arrit vetem ne 65 per qind e tij" ka theksuar Kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, nje tjeter hap qe duhet te ndermarrin universitetet dhe qe eshte shume i domosdoshem pikerisht reformimi i te gjithe sistemit te buxhetit.
Buxheti i universiteteve ka qene edhe debati me i forte mes Ministrise se Arsimit dhe Fakulteteve, kjo sepse keto te fundit kane kerkuar qe te vetmenaxhojne buxhetin e tyre, nderkohe qe te financohen nga shteti per godinat, investimet etj. Sot buxheti vetjak i universiteteve realizohet nga taksat e studenteve, kuotat dytesore, kuotat paret-time si dhe procedurat si leshimi i vertetimeve apo dokumenteve te tjera kundrejt nje pagese.
65 Per qind te buxhetit te tyre kane arritur te realizojne universitetet gjate vitit 2007. Nderkohe, nese arrihet ky tregues atehere qeveria do te dyfishoje buxhetet e universiteteve