E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet, shkurtohet koha e pajisjes me pasaporta

TIRANE - Emigrantet e ardhur me rastin e Pashkeve ne Tirane do te kene nje sherbim korrekt nga strukturat perkatese te policise dhe ne kohe teper te shpejte per dhenien e pasaportave. Drejtoria e Policise se Tiranes beri te ditur gjate dites se djeshme se sportelet e aplikimit te te gjitha komisariateve, perfshi edhe Kavajen, po ashtu edhe ato te shperndarjes se pasaportave, do te jene hapur te henen, me date 28 prill 2008, nga ora 09:00 deri ne oren 13:00. Drejtoria e Policise tha se keto masa jane marre me qellim pershpejtimin e prodhimit te pasaportave, per te perballuar ne kohe reale nevojat e emigranteve shqiptare ne afat me te shkurter se pese dite, ndersa ne rast emergjence ne me pak se 3 dite. Nderkohe edhe ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Gjirokastres jane marre masa per te shkurtuar kohen e pajisjes se emigranteve me pasaporta. Zedhenesi Gentian Mullai pohon se jane shtuar sportelet ne pritje te aplikimeve nga emigrantet qe mberrijne per te festuar Pashket.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›