Emigrantët më të dijshëm se britanikët

Khan, prindërit e të cilit kanë emigruar nga Pakistani, e konsideron të tepruar një praktikë të tillë. “Ndihem keq kur shoh se si qytetarët e rinj detyrohen të mësojnë shumë, në një kohë kur nuk bëhet asgjë për t’u siguruar se një dije të tillë e kanë edhe të tjerët”, u shpreh ai.
Deklarata e Khan ngjalli reagimin e menjëhershëm të konservatorëve. Nëse laburistët duan të heqin testin e nënshtetësisë, ta thonë hapur, u shpreh ligjvënësi Mark Pritchard.
Për të fituar nënshtetësinë britanike apo të drejtën e jetesës në këtë vend, emigrantëve u duhet të kenë një nivel të caktuar njohurish të gjuhës angleze e të kalojnë testin e quajtur “Jeta në Mbretërinë e Bashkuar”, i cili u paraqit nga vetë laburistët në vitin 2005.
Përpara natyralizimit, ata duhet të marrin pjesë në një ceremoni individuale apo edhe grupi në bashkinë e qytetit ku jetojnë, që përfshin një betim për besnikëri ndaj Mbretëreshës dhe dëgjimin e himnit kombëtar.