E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet, menyrat per te perfituar pension

Te gjithe shtetasit shqiptare, qe jetojne jashte vendit, mund te paguajne kontributet e sigurimeve shoqerore per te perfituar pension pleqerie edhe ne Shqiperi. Sipas rregullave te percaktuara, emigrantet mund te autorizojne te afermit e tyre, per te lidhur marreveshje me strukturat e Institutit te Sigurimeve Shoqerore ne nenqarkun ku kane banuar, ku mund te kene te arkivuar dhe vjetersi ne pune nepermjet sigurimit te detyrueshem. Po keshtu nga ana e ISSH-se po behen te gjitha perpjekjet per hapjen e agjencive per sigurimin vullnetar ne vendet ku jetojne dhe punojne emigrantet sidomos ne Greqi dhe Itali, per te lehtesuar procedurat e ketij sigurimi. Eshte lidhur nje kontrate me Banken Amerikane te Shqiperise qe ka filiale ne Greqi, e cila ka marre persiper sigurimin vullnetar te shtetasve shqiptare duke u krijuar atyre te gjitha lehtesite e ketij sigurimi. Kjo banke ka marre persiper t'u jape informacion te interesuarve per sigurimin vullnetar, te lidhe marreveshje ne emer te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, duke vepruar ne perputhje me aktet ligjore dhe nenligjore qe veprojne ne kete fushe. Per personin e interesuar per sigurimin vullnetar, si dokument identifikimi ne mungese te certifikates personale te lindjes apo te pasaportes, mund te pranohet dhe dokumenti i leshuar nga autoritetet shteterore greke, i konfirmuar nga konsullata shqiptare ne Athine. Banka Amerikane e Shqiperise ne Greqi, ploteson ne prezence te klientit dhe ne konsultim me te, marreveshjen e sigurimit vullnetar me te gjitha rubrikat e kerkuara. Per cdo pagese te kryer nga secili, perpilohet mandate arketimi, ku shenohet qarte identiteti i klientit, data e kryerjes se arketimit, shuma e arketuar ne euro dhe kundervlera ne leke qe i pergjigjet mases ligjore per nje sigurim te kerkuar nga i interesuari, sipas kursit te dites te kesaj banke. Ne rastet kur emigrantet kthehen ne Shqiperi, perkohesisht apo pergjithmone, mund te kontaktoje me agjencite e sigurimeve shoqerore ne nenqarkun perkates, ku do t'u jepet ndihma e nevojshme per te bere sigurimin vullnetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›