E Shtunë, 31 Tetor 2026

Supermarketet EUROMAX shiten te DELTA MAXI

Rrjeti i supermarketeve te Shoqerise EUROMAX sh.p.k. kalon nen kontrollin e plote te shoqerive DELTA MAXI dhe "Weakstead Real Estate B.V". Komisioni i Konkurrences miratoi ne mbledhjen e djeshme raportin ne lidhje me perfitimin e plote te kontrollit nga shoqerite Delta Maxi d.o.o dhe Weakstead Real Estate B.V. mbi veprimtarine tregtare (rrjetin e supermarketeve) te Euromax sh.p.k, pasi ky veprim nuk krijon ose forcon nje pozite dominuese ne tregun perkates. Marreveshja e shitblerjes te se drejtes se votes se shoqerise Euromax shpk, 95% nga shoqeria Delta Maxi Ltd. dhe 5% nga Weakstead Real Estate B.V. eshte nenshkruar me date 19 maj 2008. Sipas kesaj marreveshjeje, palet pjesemarrese ushtrojne veprimtarine e tyre ne te njejtin nivel te tregut te produktit: tregtimi me pakice i produkteve te ndryshme ushqimore dhe jo ushqimore, nepermjet rrjetit te supermaketeve/dyqane jo te specializuara. Veprimtaria e tyre nuk ka mbivendosje, tregje te prekura, mbasi palet veprojne ne tregje te ndryshme gjeografike dhe nuk kane kliente te perbashket. EUROMAX ishte linja me e madhe e supermarketeve te shitjes me pakice ne vendin tone. DELTA MAXI gjithashtu eshte nje nga rrjetet me te medha ne Rajon, qe ofron sherbimet moderne te shitjes me pakice.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›