Emigrantet ne Greqi marrin te drejten e votes
Ne qofte se nuk do te ishte kriza e thelle e borxhit qe po i merr frymen ekonomise dhe njerezve te mundit dhe te djerses sigurisht qe votimi i imigranteve per here te pare do te ishte tema top e aktualitetit grek. Jo rastesisht Festim Zace nga Korca nje nga votuesit e ketyre zgjedhjeve e fillon biseden e tij me pasojat e krizes edhe problemin e tij qe nuk mund te bleje shtepi me kamate te subvencionuar per shkak te pezullimit te programeve te strehimit punetor deri ne fund te dhjetorit. Optimist nga natyra dhe i prirur per te pare anen pozitive te gjerave Festimi e shikon te drejten e votes si nje fitore historike te imigracionit. Po te mendojme qe kur erdhem ne fillim ishim pa dokumenta dhe tani arritem te votojme ne zgjedhjet lokale me te drejten votoj dhe votohem mendoj se eshte e drejta me e madhe qe mund te kete nje imigrant i integruar si bashkeqytetar i ketij vendi. Vendimi ne fakt i 24 marsit te 2010-es per dhenien e nenshtetesise femijve te imigranteve dhe te drejtave politike prinderve te tyre ne zgjedhjet lokale vetem sa rregullon ose me sakte institucionalizon integrimin spontan te imigracionit te gjithe ketyre viteve ku ai shqiptar po spikat. Ne si shqiptare ishim integruar me menyren tone ne jeten e vendit dhe shoqeria greke na kishte perqafuar nga ana e saj por shteti ligjor na kishte lene perballe. Mendoj se me votimin dhe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te ndjehemi plotesisht te integruar. Me te shoqen dhe veten e tij te punesuar respektivisht ne nje restorant biologjik dhe punishte qumeshti dhe embelsirash dy femijet ne shkollen publike dhe te dielave ne Mesonjetoren e mesimit shqip te lagjes Kukaqi Festim Zacen e ke te veshtire ku ta klasifikosh ne brezin e pare apo te dyte te imigracionit...
Brezi i dyte ndjehet me i integruar
Brezi i dyte po merr hakun e brezit te pare me pune me te mira dhe jo me pune te rendomta krahu me te drejte per nenshtetesi dhe vote ne zgjedhjet parlamentare dhe jo leje nje ose dyvjecare. Rafaela Bregu eshte e diplomuar ne shkencat ekonomike ne Universitetin Kapodistriako te Athines nje nga 220 universitetet me te mira te botes dhe punon si konsulente biznesi Kompania STOCHASIS Management Cosultancy S.A.. Eshte nje nga votuesit e te rinjve imigranteve ne keto zgjedhje degjon me vemendje dhe nderhyn sapo biseda shkon te numri i vogel i te regjistruarve per keto zgjedhje. Gjithsejt 12.762 ose me sakte 10.097 ose 79 imigrante pasi 2.665 ose 21 e tyre jane bashkekombas greke. Ne bashkine e Athines u regjistruan vetem 1.574 imigrante nga keta 600 shqiptare. Ne qofte se Festimi gjen si shkak mungesen e informacionit dhe nuk do te besoje se imigrantet u kthyen kurrizin zgjedhjeve sic eshte shkruar dhe ne mendiat vendase per Rafaelen imigrantet si edhe vendasit reflektojne me mosgatishmerine e tyre per tu regjistruar pjesen e zhgenjimit te tyre nga politika per shkak te krizes. Kriza ekonomike ka te beje shume se njerezit me teper shohin gjendjen e tyre ekonomike si te gjejne pune si te paguajne detyrimet e tyre dhe politiken e lene si me thene pas dore. Dhe sidomos te rinjte qe kane probleme me te thella te cilat mund te ndryshojne vecse duke filluar me voten. Mungesa e saj eshte rrenja e problemeve me te cilat sot perballen...thote Rafaela dhe kujton se jane brez i 700 eurove dhe pa mundesi integrimi ne sektorin publik ne qofte se nuk perfitojne neshtetesine. Ne qofte se ne mars me votimin e ligjit nacionalistet por edhe opozita e djathte me gjere folen per rrezikun e tjetersimit te elektoratit nga 200.000 vota te imigranteve tani me shifren e ulet te regjistrimit folen per deshtim te planit qeveritar ne uzurpimin e votes se te huajve.
Shemben mitet nacionaliste
Pozita socialiste nga ana e saj e shikon regjistrimin si shembje te miteve nacionaliste dhe perligje te politikes se saj. Degjoni te gjitha ato diskutime dhe reagimet fobiste qe degjuam gjashtemujorin e fundit per pjesemarrjen e imigranteve ne zgjedhjet lokale dhe me gjere per perfitimin e nenshtetesise greke mund ti vleresojme jo thjesht si qesharake por ne shume raste dhe si tinzare i thote DW sekretari special per imigracionin ne ministrine e Brendshme Andreas Taqis i cili nuk e fsheh irritimin e tij kur i kujtojme se gjithsesi numri ishte i vogel dhe gati simbolik ne raport me numrin total te imigracionit dhe vleresimin se rreth 250.000 plotesonin kushtet per te votuar. Jam kategorikisht kunder. Pse ishte i vogel numri Brenda nje dhjetediteshi u be nami. Rreth 15.000 vajten dhe u regjistruan me nje procedure qe u zhvillua ne menyre te shkelqyeshme me sigurimin ne kohe te deshmive te penalitetit nga ministria e Drejtesise dhe regjistrimin pa probleme neper bashki. Qe te pranoj se numri qe i vogel do te thote se prisja edhe une me miliona si fobistet thote Taqis i cili sqaron se regjistrimi vazhdon per ata qe duan te marrin pjese ne votimet e ardhshme.
Por sa eshte numri i imigranteve
Imigrante te ligjshem me leje qe jep ministria e Brendshme -dhe jo policia dhe prefekturat- jane 550.000 plus 50.000 qe jane ne proceduren e rinovimit te lejeve. Jane gjithashtu 220.000 bashkekombas. Gjithashtu perllogaritet qe te jene dhe rreth 250-300.000 te paligjshem sqaron per DW funksionari grek. Bashkebiseduesi yne sikur nuk do te leje asnje hapesire qe numri i re regjistruarve qofte edhe i vogel te shfuqizoje rendesine e zgjedhjeve per imigrantet qe ai i jep nje theks te vecante kur ftohet te pergjigjet nese ne fletevotime do te kete dhe emra imigrantesh. Se shpejti do te paraqiten edhe kandidaturat. Pres qe te kemi patjeter edhe imigrante. Iu theksoj dhe iu kujtoj se imigrantet kandidate do te votohen edhe nga greket. Imigrantet qe do te marrin pjese nuk do te sherbejne si ndjelles te disa votave te imigranteve te tjere por si njerez qe do te deshmojne kohezionin social. Qe kane miq greke greke qe i vleresojne greke qe i votojne. Ky eshte integrimi social. Ky eshte synimi yne dhe jo te krijojme ushtri partiake thote Taqis duke iu pergjigjur keshtu akuzave te opozites se djathte qe arriti te paralajmeroi se kur te vije ne pushtet do te abrogoje ligjin qe u jep te drejten e votes dhe neshtetesise imigranteve.
15 Shtator 2010