Turqia - aleatja me e mire e Amerikes
Ndonese Turqia po distancohet nga SHBA-te rreth disa ceshtjeve angazhimi i Ankarase per variant me fleksibil te Islamit eshte ne favorin e Shteteve te Bashkuara.
Ne Turqi vazhdon konflikti dyshekullor ndermjet perendimoreve te personifikuar ne angazhimin e Ataturkut per revolucion kulturor dhe sekularizem dhe te moderuarve qe synojne demokracine dhe pronen private por qe gjithashtu synojne ruajtjen e besimit dhe kultures tradicionale qe eshte politike e qeverise se tashme islamike.
Ne librin Riperteritja Ardhmeria e Iranit Turqise dhe SHBA-ve Stiven Kincer Stephen Kinzer korrespondent shumevjecar amerikan nga Lindja e Mesme propozon kthese radikale ne politiken e Uashingtonit ndaj ketij rajoni. Ai konsideron se SHBA-ve u duhet partneritet me Turqine dhe Iranin me qellim te krijimit te trekendeshit te fuqishem qe do te promovonte kulturen e demokracise dhe do te luftonte ekstremizmin.
Ky argument kuptohet eshte ne kundershtim me proceset e tashme. Ne kete cast Irani me ideologjine radikale dhe programin ekspansiv berthamor eshte nder kokedhembjet me te medha te Uashingtonit. Nga ana tjeter Turqia ndonese aleate shumevjecare e SHBA-ve sfidoi keto raporte. Ne qershor perfaqesuesi i Turqise ne Keshillin e Sigurimit votoi kunder propozimit te SHBA-ve per zbatimin e sanksioneve kunder Teheranit.
Keto dite ne Uashington disa pyesin Kush e humbi Turqine ne vend se te shqyrtojne bashkepunimin me te gjere me kete vend. Megjithate projekti i Kincerit per aleancen amerikano - turko - iraniane eshte i karakterit afatgjate ndersa ka baze te mjaftueshme ne historine bashkekohese te ketij rajoni. Per dallim nga vendet tjera islamike Turqia dhe Irani kane pervoje se paku 100-vjecare ne betejen per lirite politike gjate se ciles kane thelluar te kuptuarit e demokracise dhe synimin per te. Kjo do te thote se ata ndajne disa vlera baze me Shtetet e Bashkuara. Pos kesaj Turqia dhe Irani kane shtrese te mesme te arsimuar qe eshte themel per nje shoqeri te fuqishme civile. Keto dy vende ndajne edhe qellime strategjike me Shtetet e Bashkuara synimin qe Iraku dhe Afganistani te stabilizohen dhe te godasin levizjet radikale sunite sic eshte Al Kaida.
Sidoqofte Kincer thote se ky trekendesh i forces nuk mund te krijohet ne boten aktuale. Ai shton se per kete qellim Irani do te duhej te ndryshonte rrenjesisht dhe te behet shoqeri demokratike. Kjo eshte nje ceshtje shume e veshtire dhe eshte krejt e paqarte se si dhe kur mund te jetesohet nje transformim i tille.
Perendimoret dhe te moderuarit
Shtylla e dyte mbi te cilen do te mbeshtetej ky trekendesh - partneriteti amerikano-turk eshte me realiste duke pasur parasysh bashkepunimin shumevjecar. Madje orientimi i ri i Turqise mund te shtoje perparesite e raporteve amerikano - turke.
Per te kuptuar si dhe pse duhet kthyer historise se re te Turqise. Nga fillimi i shekullit te kaluar Kemal Ataturku beri reformen pro - perendimore dhe hapin e madh drejt sekularizmit. Mjerisht forcat e erreta mbijetuan ne nentoke dhe serish u paraqiten nen patronatin e partive kuazi fetare. Ne thelbin e ketij rrefimi eshte beteja ndermjet orientimit perendimor dhe erresires. Por sic thote Kincer ndasia e vertete ne Turqi ekziston ndermjet perendimoreve dhe te moderuarve. Derisa perendimoret ne krye me Ataturkun synuan reforminin e Turqise qe ajo te behet shtet evropian me theks ne kulturen dhe sekularizmin perendimor te moderuarit jane angazhuar per ndryshime politike dhe ekonomike por njekohesisht kane insistuar ne ruajtjen e kultures dhe besimit tradicional. Derisa perendimoret jane angazhuar per inkorporim te vlerave nga Perendimi dhe kishin suspenduar gati te gjitha institucionet fetare te moderuarit nga ana tjeter ishin angazhuar per demokraci dhe reformim te Turqise permes zhvillimit ekonomik perfshire tregtine e lire dhe ndermarrjen private. Nese Kemal Ataturku ishte personifikim i perendimoreve kryeministri Adnan Menderes qe mori pushtetin ne vitin 1950 ne zgjedhjet e para te lira ne vend shpejt u be personifikim i te moderuarve.
Ai coi vendin drejt zhvillimit te madh ekonomik qe i mundesoi te fitoje zgjedhjet tri here radhazi. Por per shkak te politikes se tij ai nuk u pelqye nga perendimoret dhe junta pro - Ataturkut e vrau ne vitin 1961. Flakadanin e te moderuarve gjate viteve 1980 e mori Turgut Ozal qe me vone u zgjodh president. Ne fund te vitit 2002 linjen e te moderuarve e vazhdoi themeluesi i Partise se Drejtesise dhe Zhvillimit AKP dhe kryeministri aktual Rexhep Taip Erdogan. Burim i forces politike te kesaj partie eshte islamizmi. Por me kohe per shkaqe pragmatike kjo parti eshte transformuar sepse pavaresisht retorikes islamike ka hequr dore nga synimi i vertete i islamisteve - nga krijimi i shtetit islamik. Dallimi ndermjet perendimoreve dhe te moderuarve ndikon edhe ne politiken e jashtme te Turqise. Gjate kohes se Luftes se Ftohte ish-Bashkimi Sovjetik dominonte ne Ballkan ne Kaukaz dhe ne Lindjen e Mesme keshtu qe Turqia ndjehej e izoluar dhe e rrethuar nga armiqte. Por ne kete aspekt shumecka ndryshoi ne vitin 2002. Kjo parti AKP menjehere u ballafaqua me dilemen vendimtare - te lejoje apo jo forcat amerikane te shfrytezojne territorin e Turqise per nderhyrje ne Irak.
E ballafaquar me dilemen ndermjet aleatit kryesor dhe nje lufte jo te popullarizuar ne Turqi qeveria e formuar nga AKP pranoi hapjen e kufijve te Turqise per trupat amerikane por Parlamenti ne te cilin shumicen e kishte pikerisht kjo parti refuzoi nje gje te tille dhe kjo ishte befasi e madhe per SHBA-te dhe shume te tjere.
Ndonese fillimisht Ankaraja zyrtare nuk e dinte nese kishte vepruar mire me kohe u krijua gati konsensus kombetar se Turqia kishte bere mire qe kishte mbetur anash luftes ne Irak. Per shkak te refuzimit per te mbeshtetur nderhyrjen ne Irak Turqia fitoi shume popullaritet ne Lindjen e Mesme qe forcoi jo vetem prestigjin e diplomacise se saj por edhe lidhjet ekonomike dhe te biznesit. Ne kete kontekst duhet vleresuar edhe votimin e Turqise kunder sanksioneve te OKB-e ndaj Iranit. Turqit e kuptuan se mund te perfitojne - ne ndikim dhe ekonomikisht - duke refuzuar ne raste te caktuara tu bashkohen SHBA-ve kur vleresojne se veprimet jane shume agresive. Ndonese Turqia ka shume qellime te perbashketa ne politiken e jashtme me Shtetet e Bashkuara ajo synon qe ato ti realizoje permes metodave tjera - me pak te dhembshme soft power qe eshte pare edhe me qasjen e fundit ndaj Iranit. Te moderuarit e Turqise nuk jane as socialiste si lideri i Venezueles Hugo Cavez qe synojne suprimimin e sistemit kapitalist dhe as islamiste radikale ngjashem me presidentin e Iranit Mahmud Ahmedinexhad qe synon shkaterrimin e Izraelit. Ne fakt Erdogan per disa vite kishte synuar forcimin e raporteve diplomatike te Turqise me Izraelin duke denuar antisemitizmin duke vizituar Tel Avivin duke u hapur hapesiren kompanive izraelite per biznes ne Turqi duke mirepritur ne Ankara presidentin e Izraelit Shimon Peres dhe duke iniciuar bisedime te drejtperdrejta ndermjet Izraelit dhe Sirise. Kthesa ne keto raporte ndodhi nga fundi i vitit 2008 kur Izraeli ndermori sulmet ne Gaze - qe Erdogan i cilesoi si ofendim sepse vetem nje dite me pare kishte pritur kryeministrin izraelit Ehud Olmert per bisedime paqesore. Sipas fjaleve te ministrit te Jashtem te Turqise Ahmet Davotuglu qeveria e tashme angazhohet per Lindje te Mesme ne paqe dhe te integruar permes tregtise dhe investimeve. Kjo qasje ne mase te madhe perputhet me qellimet e SHBA-ve.
Kuptohet ekzistojne edhe dallimet ndermjet Turqise dhe SHBA-ve dhe rrjedhimisht Ankaraja do te vazhdoje te distancohet nga SHBA-te kur ajo ka qasje tjeter.
Eshte ky lajm i mire apo jo per SHBA-te Kjo varet se si dikush veshtron synimet ne politiken e jashtme. Nese diplomacia amerikane do te mbeshtese partnere qe jane te pavarur ne promovimin e sigurise dhe prosperitetit ne boten gjithnje e me te nderlikuar Turqia e re eshte vlere e cmuar. Fakti qe Turqia ka ikur nga orbita amerikane i ka mundesuar prestigj qe do te jete i frytshem edhe per Shtetet e Bashkuara. Tash Turqia mund te shkoje edhe ne ato vende te angazhoje partnere dhe te beje marreveshje qe Amerika nuk mundet.
Sinteza e Islamit demokracise dhe kapitalizmit
Pos diplomacise kontributi me i vlefshem i Turqise per kete rajon te vuajtur mund te jete sinteza e Islamit demokracise dhe kapitalizmit. Ne Perendim eshte konsideruar se Turqia ne te cilen pushtetin e kishin perendimoret pikerisht ofronte kete model.
Por gjate pjeses me te madhe te historise moderne bota islamike shikonte Turqine si vend pa legjitimitet fetar qe sillet si sherbetore e Uashingtonit. Tash duke u bere me islamike me moderne dhe me e pavarur Turqia eshte bere me terheqese per arabet. Sipas nje hulumtimi te para do kohe rreth 75 per qind te te anketuarve ne Egjipt Jordani Liban ne territoret palestineze Arabine Saudite dhe Siri e shikojne Turqine si model te sintezes se Islamit dhe demokracise. Versioni turk i Islamit gjithnje ka qene me fleksibil nga te tjeret sic eshte vehabizmi saudit. Per me shume dekadave te fundit Islami turk eshte bere edhe me liberal per faktin qe klasa e mesme ka mbeshtetur reformat teologjike. Kuptohet Turqia eshte larg per te qene vend i persosur. Dy shekujt e luftes per tu bere shtet modern dhe demokratik nuk kane perfunduar. Ka mbetur shume per tu bere. Erdogani do te duhet te tregoje me shume tolerance ndaj mendimit tjeter nese deshiron fitoren ne zgjedhjet e vitit te ardhshem. Duhet te jete i kujdesshem qe te shmange rrezikun e afrimit te tepruar me Iranin Hamasin ose me islamistet tjere qe do te rrenonte kredibilitetin e Turqise ne Perendim dhe baraspeshen qe e synon presidenti Abduallah Gyl. Nderkohe vendi duhet te angazhohet ne zgjidhjen e problemit te brendshem me te rende konfliktit te armatosur 25 - vjecar me nacionalistet kurde.
Turqia duhet te zhvillohet ende per tu bere lojtar me ndikim global ne arenen nderkombetare. Shtetet e Bashkuara duhet ta kuptojne se u mungojne disa instrumente historike dhe kulturore per te vepruar me sukses ne Lindjen e Mesme. Nese e perqafojne kete realitet dhe pranojne se u duhet ndihme Turqia do te behet miku aleati me i mire amerikan. Turqia eshte e gatshme te luaje kete rol.
15 Shtator 2010