Krasniqi: Unë viktimë e kompromiseve
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi, pavarësisht vullnetit të tij për të marr postin e presidentit, thotë se nuk ndihet i tradhtuar nga partia e tij.
Krasniqi deklaroi se është viktimë e kompromiseve politike.
“Jo nuk ndihem i tradhtuar, bisedimet për koalicion nënkuptojnë edhe kompromiset. Më ka rënë hise qe unë të jem viktima e kompromiseve”, ka thënë Krasniqi.