E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantet ne Itali komuniteti i dyte me i madh i emigranteve

Shqiptaret tendence per tu martuar me italiane

Te huajt e pranishem ne Itali jane tashme rreth 5 milione apo me sakte 4.968.000 vete. Kete gje e thone ekspertet e Dosierit statistikor Karitas/Migrantes te prezantuar sot ne Rome qe shifres te dhene 4.570.317 te rezidenteve me 1 janarit 2011 i shtojne mbi 400 mije emigrante te tjere por qe nuk rezultojne akoma te regjistruar ne zyrat e GjendjesCivile. Sipas te dhenave me 1 janar 2011 shqiptaret rezidente ne Itali kane arritur shifren 482.627 duke u rikonfirmuar komuniteti i dyte i te huajve ne Itali pas rumuneve 968.576. Por ajo qe verehet per komunitetin shqiptar eshte rritja me e ulet vjetore nga viti 2000. Ne fakt krahasuar me nje vit me pare kurishin 466.684 numri i shqiptareve rezidente ne Itali eshte rritur me vetem 15.943 vete nderkohe qe nga viti 2001 deri ne vitin 2009 numri i shqiptareve rritej me te pakten 25 mije ne vit.

Shqiptaret

Numri i te huajve te rregullt shpjegohet ne Dosier dhe eshte thuajse i njejte me ate te nje viti me pare dhe ka pesuar vetem nje ndryshim shume te vogel. Ne pamje te pare duket sikur ska ndryshuar asgje shpjegon koordinatori i Dosierit Franco Pittau por ne te vertete ka ndodhur nje lsquoqarkullim i konsiderueshem qe ka perfshire rreth 20 mije vete qe edhe pse te ardhur per te qendruar ne Itali kane humbur lejen e qendrimit dhe jane detyruar ose te kthehen ne atdhe ose te fshihen ne tunelet e erreta te punes ne te zeze dhe ky largim ka bere qe numri i shqiptareve te ardhur te mos jete shume i larte. Gjithashtu sipas Dosierit ka pasur dhe nje luhatje te numrit te shqiptareve per shkak se shume prej tyre kane lidhur martesat me te huajt dhe nuk ekzistojne ne listat e gjendjes civile. Po keshtu ka pesuar dhe nje ndryshim numri i te ardhurve ne vendin fqinj si i atyre qe kane ardhur me dokumente po ashtu dhe te atyre qe vijne ilegalisht.

Prania e te huajve

2.089.000 te cileve u duhen shtuar edhe 200 mije jo rezidente perbejne nje te dhjeten e krahut te punes dhe gjate dhjetevjecarit te fundit kane qene thuajse vetem te ardhurit ata qe kane rritur numrin e te punesuarve ne Itali. Por pikerisht emigrantet jane ata qe po vuajne me shume pasojat e krizes sa arrijne te perfaqesojne deri nje te pesten e te papuneve - thuhet ne Dosier. Nderkaq sipermarrjet e te huajve kane arritur ne 228.540 20 mije me shume se nje vit me pare. Prania e emigranteve ne Itali jo vetem rritet numerikisht por edhe behet perdite e me e qendrueshme dhe kapilare. Nga viti 1996 deri ne vitin 2009 jane lidhur 257.762 martesa te perziera. Vetem ne vitin 2009 jane celebruar 21.357 martesa me nje bashkeshort italian e nje te huaj por edhe 10.702 martesa me bashkeshortet te dy te huaj. Ne vitin 2010 jane dhene 40 mije dekrete shtetesie per rezidence apo martese me shtetas italian dhe jane njohur 26 mije shtetesi per te lindurit ne Itali qe kane jetuar ketu deri ne mbushjen e 18-vjeceve ne zyrat e Gjendjes Civile te komunave. Ne te ardhmen pritet qe te ulet numri i te huajve per shkak te krizes qe ka goditur Italine.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›