E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet, pagese e re per sigurimin vullnetar Sonila Isaku



Nje pjese e emigranteve shqiptare, te cilet jane afer moshes se pensionit, u duhet te kontribuojne vullnetarisht ne skemen e sigurimeve shoqerore, nepermjet sigurimit vullnetar per te marre nje pension te pjesshem. Per vitin 2012, masa e pageses se sigurimit vullnetar eshte vendosur ne 3952 leke, ndersa jane llogaritur edhe uljet qe perfitojne emigrantet ne rast se pagesat i bejne nje here ne tre muaj, ne gjashte muaj apo vjetore. Sipas ISSH-se, jane 27 mije qytetare qe paguajne vullnetarisht sigurimet, 11 mije jane emigrante. Ke konkretisht, masa e kontributeve te sigurimit vullnetar per te perfituar nga kjo skeme, duke nisur nga 01.07.2012, eshte 3952 leke ne muaj, e cila ndryshon ne cdo vit, sepse edhe pensionet indeksohen cdo vit. Ndersa, gjate vitit te kaluar kjo pagese ka qene 3790 leke ne muaj. Kur kontributet paguhen per vitin koherent, mund te perfitohen uljet sipas kesaj mase: ne fillim te tremujorit zbritet 1.5 perqind nga shuma e kontributeve, gjashtemujore zbritet 3 perqind e kontributeve, dhe vjetore zbritet 6 perqind e shumes se kontributeve. Per te kompletuar vitet e munguara, emigrantet mund t'i plotesojne nepermjet sigurimit vullnetar. Qellimi i kesaj skeme eshte t'u vije ne ndihme emigranteve, per te bere te mundur te perfshihen ne kushtet e perfitimeve qe ofron legjislacioni i sigurimeve shoqerore. Nepermjet plotesimit te viteve te munguara, nepermjet sigurimit vullnetar, emigranti mund te perfitoje pension te plote pleqerie, pension invaliditeti dhe familjar. Qe te besh sigurim vullnetar, duhet te kesh mbushur moshen 18 vjec. Sigurimi behet para lindjes se te drejtes per perfitim, nga ligji per sigurimet shoqerore. Se shpejti, sigurimi vullnetar per emigrantet, per kompletimin e periudhave te munguara do te behet dhe ne vendet ku banojne, nepermjet perfaqesuesit te Institutit te Sigurimeve Shoqerore ne cdo perfaqesi, ku ka perqendrim emigrantesh, duke i ofruar asistence ne lidhje me skemen e sigurimeve shoqerore, pa qene nevoja per t'u kthyer ne Shqiperi. Emigrantet mund te autorizojne te afermit e tyre per te lidhur marreveshje ne agjencite e sigurimeve shoqerore ne rrethin ku kane banuar, mbasi ketu eshte arkivuar edhe vjetersia ne punen e tij. Personi i autorizuar, se bashku me fotokopjen e kartes se identitetit dhe librezen e punes, paraqitet ne agjencine e sigurimeve shoqerore ku do te marre informacionin e duhur per masen e pageses, dhe periudhes qe duhet te kompletoje per te perfituar nje pension te plote apo te pjesshem. Mbi kete baze, personi i autorizuar lidh nje marreveshje me sigurimet shoqerore. Bazuar ne kete marreveshje, hartohet urdher veprimi per pagesen ne banke.

Si paguhet sigurimi vullnetar:

1. Personi i interesuar paraqitet ne Agjencine Lokale te Sigurimeve Shoqerore te vendit ku ai banon, dhe merr kontakt me inspektorin e sigurimit vullnetar.

2. Personi i interesuar duhet te kete me vete dokumentet e meposhtme: a) Fotokopje te librezes se punes, ku pasqyrohen periudhat e sigurimit;

b) Fotokopje te librezes se kontributeve, ne rast se e disponon;

c) Fotokopje te leternjoftimit elektronik.

3. Nese personi i interesuar bie dakord per t'u siguruar vullnetarisht, do te marre dokumentin tip "Urdher veprimi", i cili plotesohet nga inspektori i sigurimit vullnetar te Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore.

4. Duke disponuar kete "Urdher veprim", personi i interesuar paraqitet ne banke per te bere pagesen. Me kryerjen e pageses, ai pajiset nga banka me "Mandat arketimi".

5. Pas marrjes se mandat arketimit, personi i interesuar rikthehet tek inspektori i sigurimit vullnetar te Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore, me te cilin lidh marreveshjen e sigurimit vullnetar, qe nenshkruhet nga personi i interesuar dhe inspektori i sigurimit vullnetar te Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore (mandat arketimi ne asnje rast nuk i dorezohet punonjesit te sigurimeve shoqerore. Ai eshte personal dhe mbahet nga vete personi i interesuar).

6. Pas nenshkrimit te marreveshjes, inspektori i sigurimit vullnetar te Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore, eshte i detyruar te beje pasqyrimin ne libreze te kontributeve te personit te interesuar, ose te hape libreze te re ne qofte se nuk ka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›