Shqiptaret, me shume birra, kafe e karburant Eglantina Nasi
Birrat, kafja dhe karburanti jane tre produkte te cilat kohet e fundit, shqiptaret duket se po i konsumojne me shume se me pare. Nje fakt i tille rezulton nga te dhenat e fundit, te referuara prej Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, sipas te cilave, gjate muajit qershor eshte shenuar nje rritje e shitjes se ketyre produkteve. Keshtu, vetem per produktin e birres mesohet se eshte shenuar nje rritje prej 1.851 tone gjate muajit te pare te sezonit veror. Konkretisht, gjate qershorit jane zhdoganuar 3.124 tone birre, nga 1.273 tone te zhdoganuara gjate muajit maj. Nje rritje e konsiderueshme kjo, e cila ne fakt mund te shpjegohet edhe me nisjen e sezonit te pushimeve, kohe kjo kur ky produkt njeh nje nivel me te larte te konsumit te tij. Por, e njejta dukuri vihet re edhe per produktin e kafes, i cili gjate muajit qershor mesohet se eshte zhdoganuar ne nivelin e 3.538 toneve, gjate gjashte muajve te pare te ketij viti. Ndersa per karburantet, rritja eshte edhe me e theksuar nga muaji ne muaj, ku per gjysmen e pare te vitit, ne total, mesohet se jane zhdoganuar plot 175.214 tone te tilla. Kjo, edhe pse cmimet e produkteve te karburanteve kane shenuar rritje nga muaji ne muaj, gjate ketij viti. Dukuri kjo e konfirmuar edhe nga Instituti i Statistikave, sipas te cilit, vetem gjate muajit korrik, cmimi i naftes shenoi nje rritje prej 2.0%, ndersa ai i benzines nje rritje prej 0.7%. Gje e cila mund te thuhet edhe per produktin e kafes, per te cilin, INSTAT konfirmon nje rritje te cmimit te saj, me nivelin prej 0.1% gjate muajit korrik te ketij viti. Qe te gjitha keto produkte, te perfshira ne taksimin e akcizes, kane shenuar gjithashtu nje rritje edhe ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar. E para birra, shenoi rritje krahasuar me qershorin 2011, kur u zhdoganua ne nivelin prej 13.625 tone. Ndersa, ne qershorin e vitit 2010, produkti i birres njohu nje sasi zhdoganimi prej 15.296 tonesh. Sa i perket kafes, rritja e zhdoganimeve te saj ka qene me rritje progresive nga viti ne vit, perkatesisht 3.238 tone ne qershorin 2011; 2.522 tone ne qershorin 2010; 3.280 tone ne qershorin 2009 dhe 3.051 tone ne vitin 2008. Cka flet, per nje shtim te vazhdueshem te konsumit te saj nga qytetaret shqiptare. Sa u perket cigareve, mund te thuhet se kane shenuar nje rritje te zhdoganimeve te tyre, vetem krahasuar me nje vit me pare, pasi periudhat pararendese te viteve te shkuara kane rezultuar me shifra me te larta se ajo e shenuar gjate qershorit 2012. Konkretisht, te dhenat progresive te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, tregojne se ndersa ne qershorin e vitit te kaluar jane futur ne vend 1.294 tone cigare, ne qershorin e vitit 2010 jane futur 1.764 tone te tilla dhe ne qershorin e vitit 2009, jane futur 1.732 tone. Dukuri kjo, e cila mund te permendet edhe per karburantet. Keshtu, referuar gjithmone te dhenave te DPD-se, nga 171.408 tone produkte karburantesh te zhdoganuara ne qershor te vitit te kaluar, ne qershorin 2009, ne vendin tone kane hyre ne total 220.258 te tilla.
Financat: Mbledhja e akcizes, me rritje nga muaji ne muaj, kete vit
Plot 17.125 milione leke ne total kane arritur te futen ne arken e shtetit, gjate gjysmes se pare te ketij viti, nga mbledhja e takses se akcizes prej autoriteteve fiskale. Nje shifer e tille eshte konfirmuar nga Ministria e Financave, ne publikimin e treguesve fiskale deri ne muajin qershor. Ne tabelen e tyre, akciza figuron ne fakt, si nje takse me rritje progresive te te ardhurave nga muaji ne muaj. Konkretisht, nga 17.125 milione leke te mbledhura ne qershor, kane rezultuar 13.543 te tilla ne muajin maj; 10.363 ne muajin prill; 7.469 ne muajin mars; 4.996 ne muajin shkurt dhe 2.317 milione leke ne muajin janar. Nderkaq, niveli total i mbledhjes se akcizes gjate gjysmes se pare te ketij viti, figuron te jete rreth 40% e totalit te parashikuar nga autoritetet fiskale. Nga ana tjeter, planifikimi vjetor per te ardhurat nga kjo takse, mesohet se jane ne nivelin total te 42.759 milione lekeve. E duke krahasuar shifrat e lartpermendura me kete total, duket se ecuria e mbledhjes se akcizes rezulton te kete qene pozitive per pjesen e pare te ketij viti.
Ligji i ri per akcizat, doganat, takime te posacme me biznesin
Hyrja ne fuqi e ligjit te ri te akcizave, duke filluar qe nga data 1 tetor e ketij viti, i ka bere autoritetet doganore, qe gjate javeve te fundit te zhvillojne takime intensive me biznesin, per ta njohur me sanksionet e tij. Keshtu, atribuimi i doganave permes ligjit te ri, mbi mbledhjen e kesaj takse, i ka detyruar ekspertet e doganave qe te perballen dhe te konsultohen me biznesin qe importon produkte qe taksohen me akcize. Konkretisht, mesohet se ata kane zhvilluar takim me biznesin prodhues dhe importues te produkteve te duhanit, ne qytete si Tirana, Shkodra apo Librazhdi. Qellimi i tij ka qene pikerisht ai i informimit te tyre, mbi legjislacionin e ri dhe shpjegimin ne menyre skematike te regjimeve te reja. Sikunder, takime te ngjashme jane zhvilluar edhe me biznesin prodhues te produkteve te akcizes, "Birre" dhe "Pije alkoolike", ne Tirane, Kruje, Elbasan, Fier, Lushnje, Mallakaster, Korce apo Erseke.