Hyseni “mbron” shpalljen e pavarësisë në Hagë
Ministri i Jashtëm i Kosovës, ka bërë prezantim të rrjedhjes së ngjarjeve që pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008, duke përmendur veçanërisht hartimin e Kushtetutës.
Hyseni tha gjithashtu se institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë të tri degët e pushtetit, tashmë janë plotësisht të konsoliduara. Gjatë fjalës së tij, Hyseni ka përmendur edhe serbët, sipas të cilit ata po integrohen në Kosovë, përkundër thirrjeve të Serbisë.
“Përkundër thirrjeve të vazhdueshme të Serbisë, dhe në të vërtetë përkundër presionit serb, serbët e Kosovës gjithnjë e më tepër po marrin pjesë në ndërtimin e institucioneve në Kosovë. Pajtimi ndërmjet të gjitha komuniteteve tona ka qenë prioriteti kryesor i institucioneve të Republikës së Kosovës. Një Këshill Konsultativ i Komuniteteve është themeluar në Zyrën e Presidentit, dhe Kryeministri ka themeluar një Zyrë të Posaçme për të qenë në shërbim të komuniteteve etnike pakicë”, theksoi Hyseni.
Në fjalën e tij, ministri kosovar tha duke folur për zgjedhjet e fundit, deklaroi se ato ishin të lira dhe të ndershme dhe një mendim të tillë e kishin dhënë edhe misionet ndërkombëtare. Duke folur për marrëdhëniet e Kosovës me shtetet e tjera, Hyseni pohoi se tashmë shtetin e ri e kanë njohur 63 shtete ndërsa një numër total prej 109 shteteve e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.
“Ne tash kemi 21 misione diplomatike dhe 9 misione konsullore nëpër botë. Ne kemi lidhur një numër marrëveshjesh ndërkombëtare, përfshirë me Shqipërinë, Austrinë, Danimarkën, Luksemburgun, Slloveninë, Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 17 tetor të këtij viti, kemi lidhur gjithashtu, një marrëveshje për kufirin me Republikën e Maqedonisë, sikurse është parashikuar në Planin Ahtisaari”, tha gjithashtu ai. Duke folur për statusin, Hyseni se ishte lëvizur çdo gur, në mënyrë që populli i Kosovës duhej të ecte përpara.
“Mungesa e qartësisë për statusin e stagnonte ekonominë tonë, dekurajonte investimet ndërkombëtare dhe nuk na e lejonte qasjen për huamarrje në institucionet ndërkombëtare financiare. Mungesa e qartësisë për statusin po e ndalonte popullin e Kosovës të merrte pronësinë e plotë mbi institucionet e tyre demokratike. Shkurt, mungesa e qartësisë ia mohonte popullit të Kosovës, dhe në të vërtetë të gjithë rajonit, udhërrëfyesin për të ardhmen. Pas dy dekadave izolimi, lufte dhe pasigurie politike, ishim të rraskapitur”, vijoi ai.
Kryediplomati i Kosovës, tha më tej se në mungesë të ndonjë marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pavarësia ishte zgjidhja që u mbështet nga i Dërguari i Posaçëm Ahtisaari.
“Pavarësia ishte zgjidhja që u mbështet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Pavarësia ishte zgjidhja që u mbrojt nga shumë anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë shtetet e Evropës dhe Ballkanit, pasi ato e kuptuan se shtyrja e statusit të pasigurt do të kishte qenë tepër destabilizuese, duke kërcënuar paqen në Kosovë, dhe në rajon, që bashkësia ndërkombëtare është përpjekur aq shumë për ta arritur. Pra, pavarësia ishte rruga që përfundimisht u ndoq nga populli i Kosovës, përmes përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë demokratike, më 17 shkurt 2008”, vijoi.
Madje, Hyseni u shpreh se ato që kërkojnë negociata të reja për Kosovën, kërkojnë destabilizimin e rajonit. “Ata të cilët sot thërrasin për ripërtëritje të negociatave janë qoftë të pavetëdijshëm për situatën dhe përpjekjet e jashtëzakonshme për të gjetur konsensus ose, edhe më keq, kërkojnë aktivisht që të destabilizojnë rajonin. Ata që e kanë njohur Kosovën në rajon, në veçanti të gjithë fqinjët e afërt të Kosovës përveç Serbisë, në vazhdimësi e kanë theksuar këtë pikë”, u shpreh ai.