Meta: Fatet tuaj s’duhet t’i vendose Sali pensionisti
Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, mori pjese dje ne Konferencen e LRI-se ne Permet. Gjate fjales se tij, ne kete takim, Meta u shpreh se “fatet per te ardhmen tuaj nuk duhet t'i vendose me Sali pensionisti. Prandaj rinia e qytetit te bukur te Permetit, por edhe e gjithe rinia ne Shqiperi do ta rrezoje pucin e bere nga kryetaret e dy partive te vjetra ne vend”. Ndalur ne ndryshimet kushtetuese te bera vetem pak dite me pare ne Parlament, kreu i LSI vuri ne dukje se “ndryshimet e bera jane ato ndryshime te cilat godasin ne thelb dhe ne zemer Kushtetuten dhe parlamentarizmin ne Shqiperi. Jane ndryshime te cilat godasin zemren e pluralizmit politik ne vend. Shqiperia nuk mund te jete me republike parlamentare pas ketyre ndryshimeve kushtetuese te bera nga PS-PD, ajo mund te quhet nje republike berishiane”. Per kete arsye, pra me qellim korrigjimin e ketij puci, Meta ftoi edhe deputetin e Permetit dhe te gjithe deputetet e tjere te ndahen nga puci i Berishes. Nderkohe, ndalur ne nismen e LSI, per organizimin e protestave, Meta ka renditur nje sere arsyesh per te cilat sot qytetaret duhet te jene pjese e tyre. “Jane te shumta arsyet perse kjo qeveri duhet te marre fund sa me shpejt. Jane ato arsye per te cilat ju jeni te ndergjegjshem dhe te prekur ne menyre direkt nga kjo keqqeverisje, qe nga rritja katastrofike e cmimeve, nga ai inflacion qe vjen si pasoje e deshtimit te politikave ekonomike, nga ai deshtim i investimeve publike apo dhe nga perqendrimi ne pak duar edhe te atyre pak investimeve publike qe realizohen”, vleresoi Meta gjate fjales se tij.
O.Xhilaga
O.Xhilaga