Brok: PS te mesoje si humben zgjedhjet
Eurodeputeti, Elmar Brok, tha dje se nese partite politike ne Shqiperi, nuk bien dakord per permbushjen e tre kushteve per integrimin, atehere le te vendose populli. Ne nje interviste ekskluzive per ABC News, eurodeputeti komenton edhe situaten para zgjedhore, duke shtuar se shpreson qe opozita te mesoje se si humben zgjedhjet, nese ajo i humb serish ato, pasi te pranosh se ke humbur, eshte nje parim baze ne demokraci.
Zoti Brok, e ndani shqetesimin e komisionerit Fyle, qe do te jete mekat nese Shqiperia e humb statusin e kandidatit, per shkak te tre kushteve te paplotesuara?
Mendoj qe po. Te gjitha partite duhet te bashkepunojne. Socialistet te mos perdorin rrugen e gabuar, por te gjejne menyren per kompromis. Shpresoj qe te arrihet nje marreveshje dhe te lihen lufterat e brendshme, per interesin kombetar.
Eshte hedhur nje ide nga kryeministri per te organizuar nje referendum per permbushjen e ketyre tre kushteve, si nje rrugedalje nga situata. C’mendoni per kete?
Mendoj, se ai ka te drejte te jape nje alternative, se si mund te arrihet zgjidhja e situates. Nese kjo eshte e vetmja rruge dhe partite nuk bien dakord per nje zgjidhje, atehere le te vendose populli.
Ne qershor jane zgjedhjet e pergjithshme. A mendoni se perbejne nje test per pjekurine e vendit, jo vetem per procesin, por edhe njohjen e rezultatit?
Shpresoj, qe opozita te mesoje se si humben zgjedhjet. Te mesosh te fitosh apo te humbesh dhe te pranosh qe ke humbur, kjo eshte nje ceshtje shume e rendesishme ne demokraci. Eshte nje nga parimet themelore te saj. Ndaj shpresoj, qe socialistet do te pranojne humbjen, nese ata do te humbin serish.
Eurodeputetet: PS po bllokon integrimin e Shqiperise
Eurodeputetet u shprehen teper kritike ne Konferencen e Partive Popullore Evropiane per Ballkanin, ne lidhje me qendrimin e opozites ne Shqiperi, per mos votimin e tre ligjeve per integrimin. Riccardo Migliori dhe Doris Pack, nuk hezituan qe te fajesojne hapur opoziten shqiptare per bllokimin e procesit te integrimit te vendit ne BE. “Partia Socialiste shqiptare bojkoton rrugetimin evropian te Shqiperise. Duhet t’i themi gjerat hapur. Se nese PS nuk do njohe serish rezultatin e zgjedhjeve te 2013, atehere ne do kemi nje problem me Shqiperine. Por problemi yne, do te jete partia qe bojkoton zgjedhjet dhe jo qeveria, apo shumica e popullit shqiptar”, - u shpreh Migliori.