E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te tmerruar nga terroristet, varferia, semundjet

A ndjeni koheve te fundit brenge me te madhe, se zakonisht? A brengoseni per shkak te krizes globale financiare, krimit, ngrohjes globale...? Nese pergjigja eshte pozitive, nuk jeni te vetmit; rezultati i anketes se kryer ne Britanine e Madhe tregon se 1/3 e te anketuarve bota eshte bere 'vend i frikshem', ndersa ne 15 vjetet e fundit numri i njerezve te cilet vuajne nga crregullimet e ankthit eshte shtuar per madje 800 mije. Andree Mculloch, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Britanik per Shendet Mental bene me dije tri arsyeje qe ndikojne ne shtimin e numri te te brengosurve: "Nje arsyeje eshte raportet qe cdo dite mund te gjenden mes mediave, ndersa e dyta, gjendja ne shoqeri- respektivisht fragmentimi i saj, si dhe largimi gjithnje me i madh i njerezve. Arsyeja e trete eshte shtimi i vetedijes lidhur me rreziqet. Njerezit, nganjehere me te drejte, e nganjehere jo, boten e jashtme gjithnje me shume e shohin si rrezik potencial", tha ai. "Pjeserisht kjo eshte pasoje e porosive qe na i dergojne jo vetem qeverite por edhe OJQ-te dhe grupet e ndryshme te lotimit. Parashikimet lidhur me ndryshimet klimatike dhe mjedisin jetesor krijojne friken nga fundi i shpejte i botes. Edhe frika nga terrorizmi eshte e shtrire, e nxitur nga posterat me te cilet jane te mbushur qytetet tona, si dhe kamerat e sigurise. Te gjitha keto krijojne klimen e frikes ne shoqeri", tha per BBC-ne psikoterapeutja Binna Kandola. Profesori i filozofise ne Universitetin e Londres, A.C Grayling eshte pak i befasuar me rezultatet e kesaj ankete, sepse sic thote, per shtim kaq te madh te ankthit, sipas tij, nuk ka arsyeje objektive: "Nese kohen e tashme e krahasojme me te kaluaren- me periudhat pas dy lufterave boterore, apo edhe me gjate me shekullin XVIII dhe XIX- atekohe ka pasur edhe me shume arsyeje per brengosje. Te permendim vetem se vendet e punes ishin jashtezakonisht te pasigurta, e mbrojtja shendetesore nuk ekzistonte", perfundoi ai. Rol negativ luajne edhe mediat, qe jane gjithmone e me teper ne kerkim te lajmeve dramatike. "Cdo dite ndodhin miliona gjera te mira, konstruktive, ngushelluese por per ato nuk raportohet. Njerezit nga momenti ne moment bombardohen me lajme te keqija dhe kjo e ndryshon perceptimin e tyre ndaj botes. Kjo natyrisht nuk do te thote se s'ka arsyeje per brengosje- recesioni eshte me shume se real, reale jane edhe kercenimet terroriste, por megjithate duhet mbajtur ndjenjen per mase", thote Grayling.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›