E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Sfida e radhes, menaxhimi farmaceutik

Sistemi farmaceutik ne Shqiperi do te perballet ne 4 vitet e ardhshme me nje sere reformash, te cilat synojne ta perafrojne ate me simotrat evropiane. Ministria e Shendetesise, se bashku me aktore e partnere te farmaceutikes dhe shendetesise brenda e jashte vendit, eshte duke zhvilluar Ditet e Farmaceutikes shqiptare. Per ministren e Shendetesise Anila Godo, jane hedhur shume hapa para, qe kane te bejne me liberalizimin e licencave dhe tregut, por theksoi se sfida e radhes mbetet menaxhimi farmaceutik. Sipas kreut te Komisionit parlamentar te Shendetesise, ceshtja e permiresimit te cilesise dhe sigurise, mbetet ende nje sfide per farmaceutiken shqiptare. Ndersa drejtorja e ISKSH, Elvana Hana tha se sfidat e radhes per farmaceutiken jane vendosja e pulles se dyfishte dhe zbatimi i kostos se efektivitetit. Nga ana tjeter ajo ka kujtuar edhe rritjen e fondit per medikamentet e rimbursueshme. "Shpenzimet e rimbursimit te barnave ne total, nga viti ne vit kane ardhur duke u rritur si rezultat i ndjeshmerise dhe shtrirjes se skemes se sigurimeve shendetesore. Per kete shkak, fondi i medikamenteve me rimbursim nga 4.1 miliarde leke ne vitin 2005 ka arritur ne 4,7 miliarde leke per vitin 2009.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›