E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët tubim anti racizëm në Athinë. Dendias, Agimit të Artë: Stop bastisjeve raciste

Greqi- Një tubim anti racizëm mblodhi në qëndër të Athnës mijra emigrant me qëllim denoncimin e akteve të dhunës raciste dhe policore ndaj emigrantëve, raporton Ekathimerini.

Rreth 3000 protestues, kryesisht pakistanezë, pas përfundimit të marshimit që nisi në sheshin Omonia, u tubuan para Parlamentit grek.

Më parë, ishin shënuar tensione të kufizuara, kur një pjesë e protestuesve sulmoi dhe goditi katër persona, pa u sqaruar nga policia shkaqet e sulmit dhe viktimat.

Në marshimin e protestës merrnin pjesë edhe pjesëtarë të grupimit të së majtës radikale, ANTARSYA. Lidhur me këtë fakt kryetari i shoqatës së pakistanezëve në Greqi, Syed Mohammad Jamil, tha se protesta nuk duhet bërë objekt shfrytëzimi partiak nga askush.

Jamil tha se kjo protestë u zhvillua për shkak të rasteve të dhunës raciste ushtruar nga pjesëtarë të Agimit të Artë, madje dhe në mjediset e kultit fetar, por edhe të dhunës policore nga një pjesë e policëve, pjesëmarrës në operacionet e javëve të fundit në Athinë, kundër emigrantëve klandestinë.

Ndërkohë ministri i rendit Publik Nikos Dendias reagoi ashpër në parlament ndaj veprimeve të fundit të “Agimit të Artë” kundër politikës së qeverisë greke ndaj emigracionit ilegal.

Dendias tha se bastisja e brigadave nga anëtarët e “Agimit të Artë” nuk do të tolerohet. Deklarata e tij erdhi pas përleshjes së ultranacionalistëve me forcat policore gjatë transferimit të emigrantëve në një kamp në Korint.

” Brigadat e “Agimit të Artë” që bastisin të gjithë vendin në emër të simboleve kombëtare nuk do të tolerohen fare, Kjo është një dukuri që do thërrmuar”- deklaroi ai përpara tubimit antiracizëm të mbajtur në Athinë nga emigrantët.

Lideri i Agimit të Artë  Ilias Kasidiaris kritikoi ashpër qeverinë për lejimin e këtij tubimi duke deklaruar se ” Kushtetuta greke lejon tubimin e grekëve por jo të huajve”.

Ndërkohë tensionet kanë vijuar në Korint mbi përdorimin e bazës ushtarake si qëndër për emigrantët ilegal. Emigrantët do të mabhen në këtë kamp derisa të bëhet i mundur dëbimi i tyre, por kjo ka nxitur reagime të ashpra si nga komuniteti vendas ashtu edhe nga ultranacionalistët grek.

Të enjten kryetari i Bashkisë së Korinti preu ujin kampit për disa orë dhe më pas u mblodh në një takim për të planifikuar një protestë që u mabjt të premten në mbrëmje.

Matilda Alku/IDEA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›