E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS therret Asamblene, per listat e kandidateve

Procesi i listave te kandidateve per Partine Socialiste pritet te marre fund diten e sotme, kur kane mbetu dhe disa dite deri ne momentin e dorezimit te tyre ne KQZ. Kjo pasi partia me e madhe ne opozite organizon mbledhjen e Asamblese Kombetare. Burime prane kesaj partie bejne te ditur se mbledhja e Asamblese do te zhvillohet paraditen e sotme ne oren 10:00 tek "Xibraku". Gjithashtu, mesohet se teme kryesore do te jete diskutimi per listat e kandidateve qe socialistet do te perfaqesohen ne 12 rajonet. Deri me tani jane zhvilluar disa takime ne seline roze nga kryesocialisti me kreret vendore, deputete dhe anetare te kryesise per te diskutuar ne parim mbi perfaqesuesit e tyre ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare me 28 qershor. Ne punimet e Asamblese do te diskutohet mbi renditjen e kandidateve ne lista, kriteret qe do te zgjidhen dhe me pas miratimi i tyre. Per Partine Socialiste dhe hyrjen e saj ne fushate, mbledhja e Asamblese se Pergjithshme eshte teper e rendesishme per vijimesine e saj politike. Pasi do te miratohen dhe do te jepet pelqimi pothuajse per te gjitha detajet e fushates, lista, vijat politike qe do te ndiqen dhe koalicionet. Per sa i perket nenshkrimit te marreveshjes per koalicionet, mesohet se te henen e ardhshme partite aleate do te nenshkruajne bashkepunimin e tyre. D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›