E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, marreveshje me partine e romeve

Levizja Socialiste per Integrim nenshkroi dje, Marreveshjen e Bashkepunimit per koalicion ne zgjedhjet e 28 qershorit, me Partine Toleranca e Re e Shqiperise, qe perfaqeson dhe mbron te drejtat e komuniteti rom dhe egjiptian ne Shqiperi. Marreveshja e nenshkruar nga lideri i LSI dhe kryetari i Partise Toleranca e Re e Shqiperise, Avdi Keci, synon respektimin e ketyre komuniteteve ne vendin tone. Ne fjalen e tij pas nenshkrimit te Marreveshjes, Meta u shpreh se me kete marreveshje i jepet mundesia per here te pare ketyre komuniteteve qe te kene perfaqesuesin e tyre ne Kuvendin e Shqiperise. Ndersa sekretari i Pergjithshem i PTR, Behar Sadiku, tha se vetem LSI ka ne programin e saj mbeshtetje sociale dhe integruese te komuniteteve me ngjyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›