Nikolla: Programi per personat ne nevoje
Anetarja e Kryesise se Partise Socialiste, Lindita Nikolla, ka bere prezantimin e programit te PS, me banore te qytetit te Mamurrasit, ku theksoi se me ardhjen ne qeverisje te Partise Socialiste, do te ndryshoje edhe e ardhmja e shqiptareve. "Ku do te garantohet me shume ndihme per shtresat ne nevoje dhe me shume pune per te zhdukur varferine, qe keto 18 vite e ne menyre te vecante me 4 vitet e qeverisjes se Sali Berishes, varferia ka njohur vetem rritje", u shpreh zyrtarja socialiste. Sipas Nikolles, pensionet ne keto vite qeverisje te Berishes, kane njohur rritjen me te vogel, qe pas viteve '90 ne raport me rritjen e cmimeve ne vend. Ajo theksoi gjithashtu se edhe papunesia njekohesisht ka shenuar shifra rekord.