Emigranti flijohet per vellane
Fier- Burgosja e te vellait nga policia greke prej gjashte muajsh per shkak se nuk kishte dokumente te rregullta, ka cuar nje 22 vjecar drejt veteflijimit ne kushte depresioni. Emigranti ne Pirgos te Greqise, Shkelzen Saka, eshte vetevarur ne banesen e tij ne vendin fqinj, ndersa mbi tavoline kishte lene nje leter ku shkruante se "Jeta ime kaq ishte. Me varrosni ne Shqiperi!". Diten e djeshme, te afermit ne lagjen "29 Marsi" te Patosit i kane dhene lamtumiren e fundit, ndersa policia greke ende vazhdon te mbaje ne qeli pa motive vellane e viktimes, Qerimin, i cili kurohej ne Greqi per depresion.
Ngjarja
Shkelzen Saka, 22 vjec, kishte emigruar prej disa vitesh ne Pirgos te Greqise se bashku me te vellane, Qerimin dhe disa kusherinj. Aty jetonin dhe punonin tek pronare te ndryshem. Por gjashte muaj me pare gjithcka do te ndryshonte. Sipas rrefimit te familjareve, Qerimi ndersa punonte me te vellane, njekohesisht kurohej edhe per depresion. Nje dite kishte marre motorin e nje shoku per te bere xhiro ne qytet, por ishte kapur nga policia greke. Kaq eshte dashur per te zbuluar se emigranti shqiptar nuk kishte dokumentacione te rregullta dhe te dyshohej per vjedhjen e mjetit. Pas sqarimit te ngjarjes, se Qerim Saka nuk kishte kryer vjedhje dhe se ishte i semure, policia nuk pranoi ta lironte nga qelia. Kjo situate ka cuar ne depresion edhe vellane e te riut, Shkelzenin. Kusherinjte treguan se prej ditesh ai vuante mungesen e Qerimit, ndersa ishte i pafuqishem per ta nxjerre nga burgu, megjithese ishte perpjekur. Dy dite me pare te afermit me te cilet jetonte e punonte, e gjeten te vetevarur me kabull elektrik ne nje prej dhomave te shtepise me qira ne Pirgos. Ne tavoline gjeten edhe letren ku shkruante per vendimin e marre.
Familja
Banesa e familjes Saka ndodhet ne lagjen "29 Marsi" te qytetit te Patosit, fare prane stacionit te autobuseve. Miq, shoke dhe te aferm hynin e dilnin ne shtepine e familjes Saka per ngushellime. Mes dhimbjes e loteve, familjaret nuk mund ta besonin kete lajm. "Nuk e duronte dot faktin se i kishin arrestuar te vellane qe ishte i semure. Ai jetonte tek e motra ne Pirgos prej gjashte vitesh dhe kryente pune te ndryshme", tregon Sazan Saka, xhaxhai i 22 vjecarit. Shkelzeni kishte arritur te siguronte dokumente te rregullta. "Tragjedia ndodhi dhe ne jemi te pafuqishem per t'i ndaluar keto ngjarje. Te pakten shteti te na ndihmoje qe nepermjet qeverise greke, i vellai qe ndodhet ne qeli te kthehet ne shtepi. Ai eshte i semure mendor dhe nuk ka dokumente", vijon xhaxhai i dy te rinjve. Kusherinjte tregojne se para se te vetevritej, Shkelzeni u kishte thene ne lokal se ndiente dhimbje per te vellane qe nuk mund te merrte as ilacet ne burg dhe s'kishte per te ngrene dhe se vete jetonte kot.
Xhemil Beharaj