E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Polici ma beri djalin narkoman"

Elbasan- Policia e ndjek si perdorues droge, por del i dehur me raki. Nje 18 vjecar eshte hedhur prej nje banese dy kateshe ne Peqin, me qellim qe t'i shpetonte policit qe e ndiqte nga pas, ndersa ka thyer duar dhe kembe duke perfunduar ne spitalin e Elbasanit. Por gjithcka nuk ka perfunduar ketu, pasi nena e te riut, 45-vjecarja Fatime Xhaferri, akuzon efektivat blu te komisariatit Elbasan, se e kane detyruar qe te firmose nje procesverbal ku thuhej se i biri, Marius Xhaferri kishte pire droge. Per gazeten "KJ" ajo ka denoncuar publikisht kete fakt, duke kerkuar edhe hetimin e ngjarjes.

"M'u afrua nje polic ndersa prisja qe djali te permiresohej ne spital dhe me kerkoi te firmosja nje dokument sipas te cilit i bir kishte pire droge", fillon rrefimin Fatime Xhaferri. Ngjarja kishte nisur dy dite me pare ne qytetin e Peqinit. "Djali quhet Marius dhe ?sht? vetem 18 vjec. Para dy dit?sh kishte pir? raki me shok?t. N? Peqin e ndoqi nj? polic dhe ai hipi n? lart?sine e nje shtepie. P?r t? mos e kapur polici u hodh nga banesa, theu k?mb? e duar dhe ishte n? gjendje shum? t? keqe", vijon 45-vjecarja. Ndihmen e pare i riu e ka marre ne Peqin dhe me pas eshte derguar ne Elbasan.

"K?tu na prit?n shum? keq. N? fakt djali e shau mjekun q? po e mjekonte dhe un? i k?rkova t? falur duke i th?n? se djali ishte i pir?. Por ai e braktisi tim bir n? nje dhom? dhe u largua. Madje b?m? debat p?r k?t? c?shtje, kurse mjeku njoftoi policin?", shpjegon Fatimeja.

Nje efektiv i Komisariatit Elbasan ka shkuar ne spital dhe ka marre ne pyetje palet. Fatimeja tregon se ai e ka kercenuar qe t? n?nshkruante nj? leter e te deklaronte se i biri ishte perdorues droge. "E refuzova me forc? dhe indinjate k?rkes?n e tij. Madje ishte nj? nga mjek?t aty pran? q? e qortoi, duke i th?n? se po m? vdiste djali, kurse ai m? detyronte mua. Un? do ta kallezoj penalisht policin. Keshtu ndodhin incidentet dhe me pas familjar?t dhe pacientet sulmojn? mjek?t", perfundon 45-vjecarja.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›