E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Durres-Kukes", Gjykata e Larte shtyn caktimin e dates se gjyqit

Tirane- Dosja "Durres-Kukes", Gjykata e Larte ka shtyre dje caktimin e dates, edhe pse ishte parashikuar se dita e djeshme ishte afati i fundit i caktimit te seances se pare gjyqesore. Burime nga Gjykata e Larte kane argumentuar se data do te vendoset brenda ketij muaji. Dy jane te pandehurit e dosjes "Durres-Kukes", ministri i Jashtem Lulzim Basha dhe drejtori i Pergjithshem i Rrugeve, Andi Toma. Disa dite me pare Gjykata e Tiranes shpalli te pavlefshme dy aktet e Prokurorise te Pergjithshme per ministrin Basha. Pikerisht behej fjale per fletethirrjen e tij, te dates 24 nentor te ketij viti dhe flete-njoftimin e akuzes te dates 27 nentor e Prokurorise se Pergjithshme Tirane. Ne baze te ketij vendimi te marre nga ana e gjykates, ministri Basha nuk eshte me i pandehur, pasi veprimet e kryera nga ana e prokurorise jane kryer duke shkelur ligjin. Kete fakt gjykata e argumentoi me vendimin e muajit te kaluar, kur po kjo gjykate vendosi te pushonte hetimet e saj per dosjen "Durres-Kukes". Tre dite pas pushimit te hetimeve prokuroria perjashtoi nga hetimet e saj te pandehurin Armand Teliti dhe Lejla Saraci, ndersa mori te pandehuri ministrin Basha. Aktet e prokurorise do te vleresohen nga Gjykata e Larte, e cila do te vendose nese jane te ligjshme apo jo, gjate fazes se gjykimit te dosjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›