E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kusherirat helmohen per dashurine

Mallakaster- Frika se familja do te mesonte lidhjet intime me dy djem nga fshati, ka cuar kusherirat e mitura drejt tentatives se flijimit me ilac minjsh. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se merkures ne fshatin Cfir te Mallakastres, kur familjaret gjeten ne te njejten kohe ne agoni D. dhe E. Saliaj, 15 dhe 17 vjece. Pa kuptuar arsyen e kesaj gjendje, te afermit i derguan me urgjence drejt spitalit te Fierit, ku kane marre kurimin ne Repartin e Patologjise. Mjeku Kilo Stoja tha dje per gazeten 'KJ" se dy vajzat jane ne gjendje te rende shendetesore, pasi dyshohet se kane pire helm minjsh, me kokrra. Policia nisi hetimet dhe mori ne pyetje familjaret. Nga hetimi paraprak mesohet se shkak eshte bere frika e dy vajzave se mos familjet mesonin per lidhjen me dy djem nga i njejti fshat.

Te miturat jane takuar pasditen e se merkures dhe kane biseduar gjate me njera-tjetren per lidhjet qe kishin. Dyshohet se mes tyre mund te kete pasur edhe nje debat qe ka ndikuar ne aktin e flijimit me pas. Por hetuesit jane habitur nga fakti se ngjarjet kane ndodhur ne te njejten kohe, duke ngritur dyshimin se vajzat e kane bere me fjale tentativen per vetevrasje ne kushte depresioni. Pasi jane ndare nga njera-tjetra duke kerkuar besnikeri per te mos treguar lidhjet, ato pak ore me pas jane gjetur ne agoni dhe me simptoma te nje helmimi. Rreth ores 21:00 te mbremjes, dy te miturat nga fshati Cfir jane derguar ne reanimacionin e spitalit te Fierit per mjekim me te specializuar. Grupi hetimor ka zbuluar se pasi jane ndare nga njera-tjetra, te dyja vajzat i jane drejtuar farmacise bujqesore ne fshat ku kane marre edhe helmin kunder minjve, me pretendimin qe do t'i perdornin kunder tyre.

Mjeku toksikolog Kilo Stoja ka pohuar dje per gazeten "KJ" se gjendja shendetesore e dy vajzave kusherira eshte shume e rende dhe po mbahen nen terapi intensive ne reanimacionin e Repartit te Patologjise, nen shoqerine e mjekeve dhe te familjareve. Burime policore thane se nje nga shkaqet e kesaj tentative vetehelmimi ka qene fakti se familjaret mund te dyshonin per lidhjen e dashurise. Mjeku Stoja pohoi se ne momentin kur mberriten ne spital jane perdorur lavazhe stomaku dhe serume, ndersa vajzat kishin puls me rrahje te uleta dhe fytyra te zverdhura.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›