E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundershtaret e Lul Berishes kerkojne gjykim me vete

Procesi gjyqesor ne ngarkim te 17 te pandehurve te "Bandes se Durresit" eshte shtyre serish. Kjo gje ka sjelle edhe ne debate mes prokuroreve dhe avokateve mbrojtes te cilet mungojne pothuajse me radhe cdo seance ne menyre te tille qe te shtyhet edhe procesi. Mungesa e avokateve Agron Gjedia dhe Detar Hysi seancen e djeshme eshte justifikuar nga ana e kolegeve te tyre ne salle, te cilet kane qene dakord me receten mjekesore ku edhe thuhej se ata ishin te semure. Gjate momenteve te debatimit, i penduari i bandes Adriatik Coli i cili ishte i rrethuar nga forcat e RENEAS, i ka kerkuar gjykates qe te vazhdoje gjykimi. Pikerisht procesi ka mbetur per deklarimet e te pandehurit Coli. Nga ana tjeter, mbrojtesit e te pandehurve Endrit Dokle, Kujtim Buna, Elvin Hoxhosmani dhe Selman Heti kane kerkuar dje vecimin e ceshtjes nga te pandehurit e tjere dhe gjykimin me vete. Por kerkesa e bere nga ana e mbrojtesve eshte kundershtuar nga prokuroret e ceshtjes, te cilet kane argumentuar se te pandehurit jane duke u gjykuar si nje organizate kriminale dhe nuk mund te gjykohen me vete. Per kete ata i kerkuan trupit gjykues te kryesuar nga ana e gjyqtarit Gurali Brahimllari, rrezimin e kerkeses se mbrojtesve, e cila eshte marre ne konsiderate nga ana e prokurorise. Prokuroria i kerkoi gjykates gjithashtu te merreshin masa ndaj avokateve te cilet nuk paraqiteshin ne seance dhe behen pengese per zhvillimin normal te ketij procesi. Prokuroret i kane kerkuar gjykates, gjykim te panderprere te ketij procesi, por gjykata ka rene dakord qe procesi te zhvillohet dy here ne jave dhe jo perdite. Te pandehurit e akuzuar si anetare te "Bandes se Durresit" jane Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Indrit Tuallaj, Kujtim Buna, Altin Olloni, Adriatik Coli, Osman Korpuzi, Plaurent Dervishaj, Sardian Sulejmani, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Bregu dhe Ahmet Ajeti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›