E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emily’it i mungon Anglia !

Aktorja e filmit “Wild Target”, Emily Blunt ka thënë se asaj i mungon Anglia, pasi që tani ajo është duke kaluar shumë kohë në Los Angeles dhe thotë se nuk do të dëshironte ta lëshonte kurrë Atdheun e saj.

“Ndonjëherë kemi sindromën e lulëkuqeve sidomos kur jetoj këtu, por Zot me fal në Los Angeles flasin vetëm për filma”, tha ajo.

“Nuk dëshiroj kurrë që të lë vendin tim edhe pse kjo nuk ka të bëj shumë më atë si ndihem. Me mungon Anglia shumë. Me mungon sensi i humorit dhe me mungon madje edhe stresi. Më mungon shumë”.

Bukuroshja 27 vjeçe po ashtu ka pranuar se nuk ka “asnjë qëllim tjetër” përpos aktrimit dhe beson se ka shumë fat kur dikush i ofron role.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›