E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meshkujt preferojnë më shumë të huajat

Vajzat e Europës Lindore dhe Perëndimore janë më të sjellshme, më të dashura dhe në të njëjtën kohë më të lirshme në shtrat. Disa dëshmi të meshkujve që janë magjepsur pas tyre

Më poshtë do të lexoni dëshmitë e vërteta e pak të hidhura të shumë meshkujve, megjithatë duket që janë spontane, ndoshta edhe për shkak të ruajtjes së anonimatit. Tema është kjo: Pse meshkujt pëlqejnë më shumë femrat e huaja? Përgjigjet janë nga më të ndryshmet. Por a thua të kenë të drejtë ata? Nuk i dihet. Kështu që nuk na mbetet gjë tjetër veçse të kuptojmë dy gjëra: nëse është e vërtetë që meshkujt preferojnë të huajat, sepse ndryshojnë shumë nga ato vendaset dhe se ajo që thonë është vërtet diçka e ndjerë; apo vjen si pasojë e një momenti mërzie dhe irritimi. Natyrisht që pasi të keni lexuar disa mesazhe, do të mendoni: mos vallë emancipimi femëror po vë vërtet në rrezik disa meshkuj?

Seks i shpejtë dhe aspak pasionant

“Kam qenë i lidhur me shumë vajza të huaja. Ato e respektojnë seksin, partnerin, flasin me shumë qetësi dhe nuk kanë turp të thonë diçka kur nuk u pëlqen. Bëjnë shumë komplimente. Vendaset janë shumë serioze e të mbyllura dhe kjo mund t’i bëjë më pak të pëlqyera nga meshkujt. Edhe ato bëjnë shumë komplimente, por të krijojnë përshtypjen se nuk ndiejnë aspak kënaqësi. Ajo që u intereson janë vetëm paratë. Sot është shumë e vështirë të gjesh një vajzë që të të dashurojë vërtet, të të dhurojë kënaqësi. Të gjitha të bëjnë të dyshosh dhe nëse sillesh mirë me to, mendojnë se je i humbur”, thotë Martin.

“Femrat angleze, për shembull, dinë ta jetojnë dhe shijojnë një marrëdhënie, ndërkohë që vendaset jo. Natyrisht që kjo nuk vlen për të gjitha, pot për pjesën më të madhe po. Duan gjithmonë të luajnë rolin e gruas së mirë dhe e kanë të vështirë t’i tregojnë partnerit dëshirat erotike, më pas ankohen se ata nuk i kuptojnë dhe nuk i respektojnë. Kjo është edhe një nga arsyet që meshkujt shkojnë me prostituta. Faji është i femrave, që nuk dinë të sillen si partnere ose bashkëshorte, mendojnë se janë fantastike dhe unike në shtrat, ndërkohë që në këtë drejtim vlejnë vërtet shumë pak. Ato nuk duhet të vazhdojnë të mendojnë se është mashkulli ai që duhet t’i kuptojë dhe t’u lutet gjithmonë për gjërat e rëndësishme, siç është marrëdhënia e çiftit dhe intimiteti. Kam pasur fatin të vizitoj botën dhe mund t’u them me bindje të plotë se vendaset janë pasionante deri në moshën 20-vjeçare, pastaj kur lindin fëmijë, ndryshojnë jo vetëm nga përmasat, por edhe nga ana e karakterit. Ke frikë të jetosh me to”, tregon Emiliano.

“Gjysma ime është një nga vajzat më të zgjuara që unë kam njohur ndonjëherë. Studion në Budapest dhe mes 250 studentëve është e para e kursit, flet pesë gjuhë, është shumë e lezetshme, e ëmbël, e urtë dhe e thjeshtë. është vajza që arrin më shpejt orgazmën. Besoj se sekreti i saj fshihet te të qenit spontane, e urtë, e thjeshtë, cilësi që femrat italiane i kanë humbur prej shumë kohësh”, thotë Lioni.

Sjellja: shumë të sigurta në vetvete

“Italianeve u pëlqen shumë vetja. Kjo është ajo që i shtyn të mendojnë se janë më të mirat. Një vajzë e shëmtuar mjafton të hapë këmbët, gjen menjëherë një djalë simpatik që e fut menjëherë në kurth. Ndërsa një burrë i shëmtuar e ka shumë të vështirë të gjejë një vajzë që të rrijë me të. Mund të kem qenë shumë banal, por mendoj e kuptuat idenë time. Italianet po i shkatërrojnë meshkujt. Mjafton të dilni jashtë shtetit për të kuptuar diferencën mes mentalitetit të këtyre “super-femrave” dhe europianeve. Problemi qëndron se italianet mendojnë se janë unike, të pazëvendësueshme, ndërkohë që nuk është kështu”, shton Kris.
“Pse meshkujt shkojnë me prostituta? Përgjigjja është e thjeshtë: sepse italianet po u ngjajnë gjithnjë e më shumë prostitutave, por kanë një defekt akoma më të madh se ato: po e transformojnë marrëdhënien me një mashkull në një sfidë, duke u bërë antipatike, arrogante dhe duke treguar të gjitha komplekset e inferioritetit. Megjithatë, për fat të mirë, ne meshkujt kemi ende një avantazh. Mund të dalim jashtë shtetit dhe në moshën 50-vjeçare të kemi përkrah një vajzë të re, me flokë të verdhë dhe sy jeshilë”, thotë Brus.

Karriera: tepër të emancipuara

“Meshkujt duan vetëm të gjejnë një shpirt të ëmbël dhe të butë me të cilin të kalojnë momente të bukura dhe të paharrueshme. Duke qenë se italianet janë vulgare, materialiste, të dashuruara pas vetes dhe smirëzeza, kërkojmë t’i shmangim në maksimum. Italianet janë të padurueshme, kërkojnë gjëra të pamundura. Kështu ka qenë dhe ka mbetur mentaliteti i tyre. Unë shoh faktet dhe përfundimin: 70 për qind janë të divorcuara, 25 për qind janë martuar me shkuesi, ndërsa pjesa tjetër janë prostituta. Femrat italiane kanë pasur gjithmonë probleme. Në fakt, me rritjen intelektuale dhe pavarësinë ekonomike, femrat kanë filluar të ndryshojnë dhe këtë e tregojnë më së miri faktet”, thotë Andrea.
“Më ka ardhur në majë të hundës duke dëgjuar diskutimet e zakonshme që lidhen me femrat. E vërteta është se nga natyra ato janë shumë xheloze për njëra-tjetrën. Edhe unë jam i mendimit se të huajat janë më të mira se italianet. Unë kam pasur lidhje me një vajzë çeke, menaxhere shumë e zonja dhe kjo eksperiencë më ndryshoi jetën. Aktualisht jetoj me një moldave dhe ndihem shumë mirë me të. Mund t’u tregoj shumë shembuj rastesh të lumtura me vajza të huaja nga miqtë e mi. Të gjitha femrat e Lindjes janë të devotshme dhe besnike, ndryshe nga italianet, të cilat që kur kanë filluar të emancipohen, janë bërë të padurueshme dhe nuk e vrasin më mendjen për shtëpi, fëmijë, burrë. Me pak fjalë, rrofshin vajzat e huaja!”, përfundon Marius.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›