E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rupert Everett, nuk martohet!

Aktori që ka pranuar publikisht që është homoseksual nuk ka dëshirë që të “rehatohet” me një person pasi që kështu ka frikë se do largohet nga aventurat.

“Jo. Ka diçka që mungon tek unë, edhe si homoseksual edhe si biseksual – nuk dëshiroj që të jem shumë gjatë më një person. Është e tmerrshme kjo gjë. Ideja për të qëndruar me dikë, të jesh pjesë e një çifti, gjithmonë më ka neveritur – edhe pse mendoj se jam i vetmi person që veproj kështu”, ka thënë ai kur është pyetur nga gazetarët se a do të martohet apo jo?

Aktori 51 vjeç po ashtu ka thënë se ka pasur gjashtë partner të ndryshëm viteve të fundit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›