E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja e organizmit

Një studim ndërkombëtar, që ka analizuar gjenet e 90 mijë individëve me prejardhje të ndryshme, ka zbuluar se disa variante gjenetike, të cilat pak a shumë janë të ngjashme, ndikojnë në sasinë e yndyrës së pranishme në trupin tonë, peshën dhe rrezikun e shëndoshjes pas dietave Mekanizmat për të arritur rezultatet e dëshiruara

Të gjithë i njohim dizavantazhet e dietave, të cilat të ndihmojnë të biesh disa kilogramë në pak ditë, por nëse e ndërpresim, dihet që do t’i shtojmë sërish kilet e humbura, madje në pjesën më të madhe të rasteve duke i dyfishuar ato. Sipas shumë statistikave, 9 në 10 persona i rifitojnë shumë shpejt kilet e humbura nga dietat e ndryshme. Një studim ndërkombëtar, që ka analizuar gjenet e 90 mijë individëve me prejardhje të ndryshme, ka zbuluar se disa variante gjenetike, që pak a shumë janë të ngjashme, ndikojnë në sasinë e yndyrës së pranishme në trupin tonë, peshën dhe rrezikun e shëndoshjes pas dietave. Bëhet fjalë për variante që kanë të bëjnë me një pjesë të ADN-së që ndodhet shumë pranë gjenit MC4R, ku mutacioni shkakton një formë të rëndë obeziteti familjar. Personat që kanë dy kopje të këtij varianti, peshojnë mesatarisht 1.5 kile më shumë në krahasim me të tjerët që nuk kanë asnjërin nga variantet. Studimi, i koordinuar nga “Cambridge GEM Consortium” dhe Universiteti i Oksfordit, ka kërkuar bashkëpunimin e 77 institucioneve dhe qendrave të Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Italisë, Suedisë dhe Finlandës.
Nuk është ende e qartë se cilët mekanizma preken nga këto variante gjenetike, por pasojat biologjike janë shumë të dukshme: kilet e tepërta. Proteina e prodhuar nga gjeni MC4R, i cili mban të njëjtin emër, ka rolin kryesor për të shpërndarë informacione rreth oreksit, përhapjes së ushqimit dhe shpenzimit të energjisë, më të rëndësishmet për të mbajtur nën kontroll peshën. Ai që e ka në trupin e tij këtë gjen “defektoz”, është i predispozuar të shtojë shumë kalori.
Ky studim është i ngjashëm me një kërkim suedez, i publikuar së fundmi në një revistë shkencore. Ai ka treguar se me një eksperiment te 700 persona, numri i qelizave dhjamore mbetet i njëjtë për gjithë jetën. Pasi mbaron rritja, nuk ekziston asgjë që mund t’i modifikojë, madje as dietat e forta apo ndonjë humbje e madhe në peshë.
Pra, siç shihet, gjenet dhe karakteristikat e indit dhjamor duket se “janë të betuara” për ta vështirësuar sa më shumë rënien nga pesha dhe në fakt nuk është vetëm faji i tyre. “Tendenca për të mbajtur peshën e duhur varet nga shumë faktorë, mes tyre roli i hipotalamusit, pjesa e trurit që rregullon nivelin e rezervave energjike të organizmit. Hipotalamusi e ruan deri në tetë vite më parë kujtesën e peshës maksimale të arritur dhe çdo përpjekje për të rrëzuar kilet e shtuara shihet si një kërcënim kundrejt ruajtjes fillestare së rezervave të energjisë”, shpjegon një studiues suedez.
Po në ç’mënyrë ndodh kjo? “Duke rritur ndjesinë e urisë, por edhe duke djegur konsumin e energjisë dhe prodhimin e kalorive”, shton më tej ai.
Një tjetër zbulim interesant i studimit suedez për sa i përket temës në fjalë është se qelizat dhjamore kryejnë një ndërrim ciklik: ndërhyrja me ilaçet e reja mbi këtë “ekuacion” mund ta zgjidhë enigmën e obezitetit, e cila shihet ende si një sëmundje kronike e ndërlikuar. “Pikërisht pse është një sëmundje kronike, duhet menduar që obeziteti mund të kurohet, por mbi këtë fundit nuk mund të betohemi përjetë. Një njeri obez duhet të mbahet nën kontroll për një kohë të gjatë, ndoshta për gjithë jetën, pavarësisht nga pesha e tij trupore”, thotë studiuesi suedez.

Sëmundje kronike

Obeziteti është një sëmundje kronike, mund të kurohet, por nuk mund të mbështeteni totalisht mbi këtë të fundit. Sot, falë kimioterapisë, operacioneve dhe ilaçeve të ndryshme, është i mundur kurimi i sëmundjeve kanceroze, edhe nëse ato zbulohen në faza të rrezikshme. Sëmundjet tumorale mund të kurohen e të përballohen mirë në shumë raste. Gjithashtu, është më e thjeshtë të ruhet paprekshmëria e organeve të prekura.
Kjo mundësi po bëhet realitet edhe për një sërë patologjish, të cilat janë ende të panjohura, por që kanë një rrezikshmëri dhe vështirësi të madhe trajtimi. Të tilla janë tumoret e qafës dhe kokës, të cilat përfshijnë zonat e kavitetit oral, laringut, faringut dhe gjëndrat e pështymës.
“Në këtë fushë, hapat e parë kanë qenë mjaft domethënës, sepse sot, falë terapive të kombinuara dhe bashkëpunimit me specialistë të fushave të ndryshme, shërimi arrin nga 70–90 për qind. I rëndësishëm është fakti që te pacienti kryhen operacione efikase, jo si ato që bëheshin në të shkuarën”, thotë një doktoreshë onkologe. Fatkeqësisht nuk ndodh shpesh kështu, sepse sëmundjet zbulohen vonë. “Në pjesën më të madhe të rasteve është mungesa e informacioneve që zvogëlon hetimet në diagnostikim. Nga ana tjetër, këto tumore janë delikate, nuk japin shenja fillimi, por më vonë shfaqen me metastaza. Për fat të keq, zbulimi vonë i një diagnoze sjell një rrezik të madh, që më pas duhen bërë ndërhyrje shkatërruese në laring, faring dhe gjuhë, pa llogaritur më pas strukturën e gojës. Duhanpirësit duhet t’u nënshtrohen kontrolleve të vazhdueshme për të vlerësuar edhe shenjat më të vogla të sëmundjes si ngjirja, afonia dhe vështirësi në gëlltitje. Edhe një kontroll i thjeshtë periodik te dentisti është i vlefshëm për t’i zbuluar këto tumore”.
Rezultatet maksimale arrihen nëse diagnoza zbulohet herët. Nëse tumori nuk është në fazë të avancuar, atëherë duhet t’u drejtoheni qendrave të specializuara, ku janë të pranishme të gjitha specialitetet e nevojshme për ta kuruar këto sëmundje: kirurgjia për gojën dhe fytin, kirurgjia maksilo-faciale, onkologjia mjekësore dhe radioterapia.
Që kjo është një strategji e arrirë, këtë e konfirmon edhe një grup doktorësh që punojnë në poliklinika të specializuara. “Në spitalin tonë, mbi revoltën e drejtimit shëndetësor është ngritur një grup ekspertësh onkologjikë, që mblidhet çdo javë për të studiuar rastet klinike dhe zgjedhin ndërhyrjen më të përshtatshme, si atë farmakologjike ose kirurgjike, ashtu dhe atë përmes radioterapisë”, shpjegon specialisti. Kohët e fundit, shumë qendra për kurimin e tumoreve po bazohen mbi një kombinim të suksesshëm të kimioterapisë dhe radioterapisë.
Teknologjia e fundit që përmendëm më lart, e cila është edhe e lehtë në përdorim, fokusohet vetëm te plaga, pa dëmtuar qelizat e shëndosha përreth saj. Gjithashtu mund të përdoret vetëm kimioterapia për të përmirësuar rezultatet e ndërhyrjes.
“Vetëm me një përdorim të kombinuar të këtij specialiteti është i mundur përqendrimi i sëmundjes në një vend, duke garantuar kështu mirëqenien e pacientit dhe paprekshmërinë e organeve të shëndetshme. Sot, terapia përforcohet edhe përmes ilaçeve të shumta, të cilat lejojnë të kontrollohet më mirë sëmundja dhe të përmirësohet mbijetesa. Tumoret në kokë dhe në qafë përfaqësojnë 5 për qind të neoplazive malinje. Sot, në shumë raste, falë ilaçeve të ndryshme mund ta rrisim përqindjen e mundësisë për të jetuar nga 40 në 70 për qind”.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›