Eminem: “Kam qenë shumë agresiv”
Këngëtari i repit Eminem ndihet i turpëruar nga imazhi i tij i mëparshëm prej “adoleshenti të nevrikosur” dhe shprehet se fansat e tij ndoshta kanë menduar se kishte varësi nga droga. Tashmë 35 vjeç, këngëtari i hitit të njohur “Stan” dëshiron të krijojë një imazh të ri dhe nuk mund të besojë se sa i nevrikosur ka qenë atëherë kur ishte në kulmin e karrierës së tij. “Kur shikoj të kaluarën mendoj se kam qenë pak më tepër agresiv se ç’duhet të isha. Besoj se njerëzit kanë thënë: “Pse është kaq i nevrikosur ky? A merr drogë? Edhe vetë kur i shikoj intervistat e mëparshme, pyes veten pse kam qenë i tillë”,- ka thënë Eminem. Ai tashmë është gati për t’u rikthyer suksesshëm pas një kohe të gjatë. Reperi i bardhë që skandalizoi botën me testet e tij të çuditshme, do të nxjerrë albumin e tij të titulluar “Relapse” para Krishtlindjeve. Albumi i tij i fundit ka dalë në vitin 2004 dhe titullohej “Encore”. Lajmërimi u bë në radio duke u pasuar nga kënga “I’m having a relapse” pjesë e albumit surprizë. Emri i vërtetë i këngëtarit amerikan është Marshall Methërs.
Keit Perri dëshiron të puthë Anxhelina Zholinë
Në rrugën drejt suksesit falë këngës “I Kissed A Girl”, Keit Perri vazhdon të provokojë. Artistja ka rrëfyer për revistën “Now” se e ka vlerësuar pozitivisht eksperiencën e puthjes me një vajzë dhe se do të kishte dëshirë ta përsëriste atë me një prej femrave më të bukura të botës, Anxhelina Zholi. Do të ishin të përshtatshme për këtë eksperiencë edhe Skarlet Xhohanson dhe Natali Portman... Këngëtarja 20 vjeçare ka shpjeguar se e puthi vajzën në videoklip pasi nëse nuk e bënte, do t’i dukej vetja mjaft hipokrite. Provokim apo e vërtetë? Në fakt interpretuesja ka thënë dhe më pas përgënjeshtruar se ka puthur vajza të tjera në të shkuarën. Kjo deklaratë mbase ishte pjesë e publicitetit të këngës “I Kissed a Girl” me një sens të tepruar ligësie. Sido që të jetë e vërteta, Perri është e fejuar me Trevis Mekoin ashtu siç ka pohuar në një intervistë dhe në jetën private nuk duket se prioriteti i saj janë vërtet vajzat.
21 Tetor 2008