E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garde: E admiroj Mourinhon

Trajneri i Lyonit, Remi Garde, ka shprehur simpati për punën e homologut të tij te Real Madridi, Jose Mourinho, para takimit të të martës mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“E admiroj Mourinhon, sepse ai e di si t`i trajtojë lojtarët dhe ai mund ta sigurojë respektin e tyre”.

“Ai ka disa vite si trajner dhe ka fituar shumë tituj. Ai i trajton lojtarët në mënyrë individuale, por gjithmonë në kuadër të grupit”.

“Megjithatë, unë e identifikoj veten me Arsene Wengerin. Kam punuar me të për tre vite dhe ai më ka mësuar shumë”, ka theksuar Garde në një konferencë për gazetarë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›