E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Ne mund ti shpëtonim viktimat e 21 Janarit

blushiTiranë  – Ben Blushi ka thyer heshtjen e gjatë dhe ka folur tani që PS ka hyrë në Parlament dhe Rama ka shpallur kursin e ri. Me një stil më afër shkrimtarit sesa politikanit, Blushi thotë se tani është koha për marrëveshje jo për të mundur kundërshtarin, por problemin. Deputeti i PS-së ka komentuar humbjen e Ramës në zgjedhjet lokale, debatin për ndëshkimet para Kongresit të PS, ngjarjet e 21 janarit dhe partinë e re të paralajmëruar nga Presidenti Topi.
Z. Blushi, e veçanta politike e këtij sezoni të ri politik është kursi i ri i Edi Ramës, i cili kulmoi me 10 pikat për pakt me maxhorancën. Si e konsideroni këtë sjellje të re të opozitës pas dy vitesh bojkot dhe protesta deri të dhunshme?
E konsideroj si të vetmen rruge, pa dashur këtu të kujtoj se rrugët e tjera nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat të dobishëm dhe të matshëm. Pas dy vitesh të lodhshme, besoj se Partia Socialiste nuk do dalë më nga Parlamenti dhe, që ajo të bëhet një parti e parashikueshme, kjo është një gjë e mirë, sepse befasia që kthehet në qëllim, i dëmton ekonomitë dhe shoqëritë e vendeve të vogla si ne. Shpresoj që kjo prirje do kthehet në qellim për opozitën deri në vitin 2013. Një gjë është e sigurt: tani është koha për marrëveshje, pavarësisht se marrëveshje nuk do këtë. Të paktën jo derisa të kemi një president tjetër. Megjithatë, të bësh marrëveshje nuk do të thotë ti japësh avantazh tjetrit, por do të thotë të përfitosh vetë, jo duke mundur kundërshtarin, por duke mundur problemin, çka në disa raste është më e rëndësishme. Në politikë, kundërshtari mundet një herë në katër vjet, ndërsa problemet mund ti mundësh çdo ditë, duke i hequr kësisoj sikletin vetes që, kur të vish në pushtet, çështjet që duhet të zgjidhësh, të kthehen në torturë.
Hyrja e opozitës në Parlament erdhi pas zgjedhjeve lokale të 8 majit, ku megjithëse PS dhe aleatet e saj fituan në qytetet kryesore të vendit, Rama humbi në Tirane dhe koalicioni i drejtuar prej tij mori 140 mijë vota popullore më pak se koalicioni qeveritar. Përsëri ranë në sy të njëjtat defekte që ju i keni bërë publike pas zgjedhjeve të 2009, personalizimi i fushatës nga Rama dhe një koalicion i dobët. A mendoni se PS duhet të vazhdojë ti besojë të njëjtit shofer deri në zgjedhjet e 2013?
Partia Socialiste nuk humb se nuk ka vota, por humb për shkak se nuk di ende se çfarë duhet të bëjë me votën që kërkon. Për fajin tonë, shqiptarët e kanë kuptuar se duke votuar për ne, ndryshon pak ose aspak. Që ti kthehem fabulës së autobusit dhe shoferit, autobusi ynë nuk arrin i pari, jo sepse nuk ka rrugë, por sepse ndjek gjithmonë të njëjtën rrugë, atë ku e tërheqin kundërshtarët. Këtë devijim nga rruga jonë e kemi pranuar fatalisht. Ne nuk flasim për njerëzit, por kryesisht për njëri-tjetrin dhe ngaherë për vete. Por, nëse deri në zgjedhjet e ardhshme do flasim për varfërinë dhe mbi te gjitha për polarizimin, për nevojën e një shoqërie që e ka jetike ndryshimin e skemës së shpërndarjes së pasurisë, ndryshimin e raportit të pasurisë me Drejtësinë, me arsimin, me shëndetësinë dhe shërbimet e tjera publike, sigurisht që do marrim më shumë vota. Shqipëria është e varfër jo sepse ska ujë, det, diell dhe tokë, por sepse këto pasuri të përbashkëta administrohen shumë keq në dëm të shumicës dhe shumë mirë në dobi të pakicës. Ka ardhur koha të ndryshojë mënyra se si administrohet dhe shpërndahet ajo që është e përbashkët. Megjithatë ne nuk jemi parti e të varfërve, ne nuk diskriminojmë te pasurit, përkundrazi ne u japim mundësi të varfërve të përfitojnë më shumë nga ajo që është e përbashkët dhe duke ndihmuar të varfrit dhe shtresat e mesme, sigurisht që përfitojne dhe të pasurit, sepse pasuria shtohet kur varfëria zbutet. Kush mund të më bindë se, nëse të varfrit nuk konsumojnë më shumë edhe ata që shesin dhe prodhojnë, pra të pasurit, nuk pasurohen më shumë? Kush mendon se Shqipëria sot është një vend qe takson me drejtësi, gabohet dhe ky është thelbi i krizës. Shqipëria është një parajsë për të pasurit, jo vetëm për shkak të taksave, por edhe për shkak të lehtësirave të korrupsionit dhe një ferr për të varfrit, për shkak të taksave dhe mbi të gjitha për shkak të korrupsionit. Sot, shtresat e mesme dhe të varfrit furnizojnë me thërrimet e tyre gati 70 për qind të buxhetit. Pra, fatkeqësisht në Shqipëri paguan më shumë ai që fiton më pak. A është kjo një shoqëri e drejtë? Kurrsesi jo. Mjafton të kujtoj se një shqiptar që fiton 2000 dollarë në vit, taksohet njëlloj me dikë që fiton 2 milionë dollarë në vit. Të dy taksohen 10 %. Kjo është e padrejtë, sepse i dyti konsumon më shumë tokë, ujë, energji, ajër, diell dhe burime njerëzore e, pavarësisht se paguan për çmimin e tyre, shfrytëzon më shumë atë që është e të gjithëve, në krahasim me të parin. Dhe, kushdo që mendon se taksimi i ulët ndihmon investimet, e ka gabim sepse në rastin tonë kjo nuk është provuar. Vende të ngjashme me ne, në Ballkan me një sistem më të balancuar taksash, kanë përfituar dy herë më shumë investime dhe vende pune. Investimet nuk priren vetëm nga sistemi i taksave, por nga garancia e pronës, nga pakësimi i burokracisë dhe kostot shtesë që krijon korrupsioni dhe anarkia administrative dhe politike në disa raste. Nëse ky debat në Europë është jetik, në Shqipëri është strategjik dhe besoj se kjo është rruga për vitet e ardhshme. Rruga jone është zbutja e varfërisë përmes rishpërndarjes së pasurisë, sepse një shoqëri më pak e varfër është gjithmonë më e pasur nga çfarë ishte. Dhe kjo nuk do të thotë detyrimisht të rëndohen të pasurit, por të çlirohen të varfrit. Unë e kam të pamundur të bind një shqiptar, që fiton në vit aq sa çfitoj unë në dy muaj, duke i thënë se ne të dy do paguajmë taksa njëlloj: të dy dhjetë për qind. Në përqindje paguajmë njëlloj, por në vlerë absolute ai paguan më shumë, sepse lë më shumë nga ajo që merr. Është në natyrën e njeriut të pranojë barazinë në varfëri, por jo në pasuri.
Pas një muaji do të mblidhet Kongresi i PS dhe, përveç sfidave të tjera, është hapur një debat, kryesisht nga deputetët e rinj mbështetës të Ramës për përjashtimin e atyre deputetëve që kanë thyer bojkotin e PS në Parlament, por dhe që nuk kanë zbatuar vendimet kolegjiale të Grupit Parlamentar. A ka kuptim tani para Kongresit ky debat dhe si mund ti menaxhojë PS përplasjet e brendshme në këtë moment që Rama ka shpallur kursin e ri?
Unë kam menduar dhe mendoj se kohezioni në një grup politik arrihet me ide dhe jo me ndëshkime. Partia Socialiste nuk ka pasur idetë e duhura në vitet e fundit dhe, po ashtu nuk ka pasur një nivel të pranueshëm të demokracisë së brendshme. Nëse do i ktheheshim detyrimit për të zbatuar në mënyrë ortodokse statutin dhe rregullat e funksionimit të partisë, lista e të përjashtuarve mund të ishte më e madhe se ajo e atyre që nuk kanë shkelur asnjëherë asnjë normë. Nëse ka një shumicë të dallueshme në Grupin tonë Parlamentar, ajo është shumica e atyre që në 20 vjet e kanë shkelur rregullin dhe kolegjialitetin, të paktën një herë, përfshirë edhe mua. Por kjo nuk është një arsye për ti përjashtuar, por për ti bërë ortakë, në një ide dhe në një projekt, i cili ende mungon. Prandaj, them se debatet për përjashtime në përgjithësi janë të panevojshme, sepse duke synuar pastrimin, në fakt shtojnë ndotjen. Për sa kohe që në PS ka njerëz që kanë qenë në PD dhe në shumicën e saj, pse të mos ketë edhe njerëz që duke mos shkuar në PD, mendojnë se PS është bërë si PD. Në fund të fundit, njerëzimi mbi këtë themel e ka ngritur sistemin e vet të drejtësisë: duke ndëshkuar atë që vepron, jo atë që mendon.
Ju keni heshtur për një kohë relativisht të gjatë dhe socialistët, por edhe publiku nuk e njeh opinionin tuaj për ngjarjet e 21 janarit, ku PS organizoi një protestë të dhunshme para Kryeministrisë, ku dhe u vranë 4 protestues. Si e shikoni këtë n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›